Çfarë përfitojnë prej propozimit europian, Beogradi, Prishtina dhe BE?
Propozimi evropian, ose korniza për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë, të cilën BE e shpalli pas takimit të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bruksel, i sjell Sërbisë më shumë sesa Kosovës, mbi të gjitha kur është fjala për BKS si dhe për statusin e Kishës Ortodokse Sërbe, ndërsa BE do të tregojë se është e aftë t’a kthejë konfliktin e ngrirë në bashkëpunim, kanë thënë bashkëbiseduesit e Kosova Onlajn nga Beogradi dhe Prishtina.
Sipas mendimit të Igor Novakoviq, drejtor i kërkimit në fondin ISAC, propozimi evropian i jep Sërbisë mundësinë që të mos duket si fajtore në një moment të vështirë gjeopolitik.
“Sërbia është sjellë në mënyrë konstruktive dhe ka nënvizuar vijat e saj të kuqe, të cilat çelin mjaft mundësi për negociata dinamike dhe efektive. Megjithatë, gjëja kryesore, nëse duhet besuar në draft-shkresën që u shfaq më herët, është se prej kushteve për implementimin e saj e cila u dakordësua dje në Bruksel-është formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe. Interesa të caktuara të Sërbisë, kanë perspektivë të plotësohen dhe se cili do të jetë rezultati përfundimtar i të gjithë kësaj, na duhet të presim duke pasur parasysh reagimet në Prishtinë prej elitës politike, gjë që na çon në përfundimin se ky proces mund të zgjasë shumë”, thotë Novakoviq për Kosova Onlajn.
Përfitimi për Kosovën, siç thotë bashkëbiseduesi ynë, është mundësi potenciale që disa nga vendet anëtare të NATO dhe BE të cilat nuk e njohin Kosovën, t’a bëjnë këtë pasi t’a kuptojnë se ky është hapi kyç me të cilin do të tejkalojnë shqetësimet e tyre lidhur me interesat e veta.
“Megjithatë, duhet pasur parasysh se asnjë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën nuk e kanë bërë këtë për shkak të Sërbisë dhe politikës së saj, por për shkak të interesave të tyre, sepse shumica kanë probleme të brendshme etnike dhe territoriale. Ka shumë të ngjarë që ato të mbajnë qëndrim të njëjtë. Megjithatë, për Kosovën po hapet një lloj perspektive ndërkombëtare, e cila jo domosdoshmërisht duhet të jetë aq e keqe për Sërbinë, sidomos kur bëhet fjalë për anëtarësimin në disa organizata”, beson Novakoviq.
Kur është fjala për “fitimin” e Bashkimit Evropian nga një marrëveshje e tillë, Novakoviç thotë se kjo reflektohet në aftësinë e BE për të parandaluar përshkallëzimin e ardhshëm, pra se ka marrë një mekanizëm për stabilizimin e rajonit.
Drejtori i Institutit IFIMES nga Lubjana, Zijad Beqiroviq, thotë për Kosova Onlajn se takimi në Bruksel paraqet një hap të rëndësishëm përpara, por ka ende shumë punë përpara aktorëve.
“Takimi tregoi përgjegjësinë historike dhe përkushtimin e aktorëve kryesorë për paqen, stabilitetin e prosperitetin. Në takimin e djeshëm, presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, forcoi pozitën e tij ndërkombëtare dhe tregoi se është lider politik kyç për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Pala kosovare priste refuzim nga ana e Vuçiqit të planit franko-gjerman dhe në momentin e fundit kur pa se nuk kishte refuzim, e ranoi atë. Sërbia, pra komuniteti sërb do të përfitojë vetqeverisje çka nënkupton Bashkësinë e Komunave Sërbe (BKS), e ndërsa Sërbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në çfarëdolloj organizatë ndërkombëtare”, thotë Beqiroviq.
Megjithatë, siç shton Beqiroviq, kjo nuk do të thotë njohje automatike ndërkombëtare për Kosovën.
“Dhe ja ku vijmë sërish te OKB dhe Këshilli i Sigurimit të OKB në të cilin dy anëtarët e përhershëm, Kina dhe Rusia, kanë të drejtën e vetos dhe nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Një problem tjetër me të cilin ballafaqohet Kosova, është se ajo nuk siguron dot 2/3 të votave nëse do të ketë një votim eventual në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Kjo është arritja më e madhe e presidentit Vuçiq gjatë negociatave në Bruksel. Në qarqet ndërkombëtare konsiderohet se presidenti Vuçiq ka ndërmarrë iniciativa prej kohësh kur është fjala për negociatat në Bruksel. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit zyrtar dhe Prishtinës është edhe normalizimi i rajonit, për të cilin duhen përgëzuar edhe aktorët e takimit e kësisoj, përveç rajonit, BE fiton më së shumti”, thotë Beqiroviq.
Kryetari i Aleancës për Kosovë të Re dhe ish-presidenti i Kosovës, Bexhet Pacolli, tregon për Kosova Onlajn se dje në Bruksel, me miratimin e dokumentit të “famshëm”, të njohur më mirë si ai evropian, të dyja palët morën obligimet e tyre.
"Kosova në mënyrë të pashmangshme do të themelojë dhe zbatojë Bashkësinë e Komunave me shumicë sërbe. Kosova më në fund do të pranojë ekstraterritorialitetin e Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë. Kjo e fundit do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më tani. Sërbia është e obliguar që të mos e pengojë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike për të respektuar ekzistencën e shtetësisë së Kosovës dhe për të bashkëpunuar me Kosovën si me çdo shtet tjetër. Sërbia do të lehtësojë pjesëmarrjen e sërbëve në institucionet shtetërore të Kosovës. Sërbia do të vazhdojë të financojë "popullsinë" sërbe në Kosovë. Sërbia do të shkojë drejt integrimeve evropiane dhe mbajë marrëdhëniet me Rusinë. Sërbia nuk është e detyruar t‘a njohë Kosovën, por as të mos e pengojë atë në rrugën e saj”, thotë Pacolli.
Ky i fundit thekson se marrëveshja nuk ishte proporcionale dhe se Sërbia mori shumë më shumë sesa Kosova.
“Por është mirë që ka një marrëveshje dhe me kalimin e kohës dhe sensibilizimit të publikut, do të shikohet se ajo ka qenë mëse e nevojshme. Merita e madhe është për miqtë tanë tradicionalë, SHBA dhe BE, të cilëve populli i Kosovës dhe Sërbia duhet të jetë mirënjohëse”, tha Pacolli.
Avokati Millan Antonijeviq për Kosovo Onlajn thotë se nga ky plan përfitojnë edhe Sërbia edhe Kosova dhe BE.
“Në tryezë janë disa çështje, të cilat mund të arrihen përmes negociatave të suksesshme, para së gjithash, autonomia e komunitetit sërb në veri dhe në enklava, me kompetenca e përgjegjësi të qarta. Pastaj, ka autonomi për Kishën Ortodokse Sërbe si pjesë e ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Vetëm me këtë si pasojë e pranimit të planit është heqja e mundësisë së përshkallëzimit të mëtejshëm dhe reduktimi i provokimeve ndaj të cilave komuniteti sërb në Kosovë është i ekspozuar përditë. Kosova në të dy anët e Ibrit, i jepet një rrugë më premtuese zhvillimi, bashkëpunimi rajonal dhe ndërtim të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Sërbinë. BE dëshmon se projekti më i madh i paqes, është në gjendje t'i kthejë konfliktet e ngrira në modele të suksesshme të bashkëpunimit rajonal e duke përfshirë të gjithë rajonin në komunitetin evropian, shumë çështje që sot na duken të diskutueshme, si kufijtë, dokumentet, bëhen më pak të rëndësishme me rritjen e standardit të jetesës dhe sigurisë”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Antonijeviq beson se qëndrimi konstruktiv i Sërbisë ku e ka shfaqur tashmë në negociata, ka arritur që zgjidhja e cila qëndron para Beogradit, është edhe më e mirë se ajo që kanë para liderët e Sërbisë në dekadën e parë të shekullit të XXI ku kemi dalë nga praktika e keqe e zgjidhjeve të mëvonshme për të cilat për Sërbinë kanë qenë jo të favorshme.
0 komentet