BE publikon propozimin europian

Vučić, Kurti, Brisel.jpg
Burim: Instagram

Ashtu siç tha përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe sigurisë në BE Zhozef Borelli, mbrëmjen e sotme në uebsajtin e Shërbimit Europian të Jashtën është publikuar propozimi europian për të cilën Brukseli ka diskutuar sot me me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin kosovar Albin Kurti.

Sipas dokumentit “Propozim BE-Marrëveshje rreth rrugës së normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Sërbisë“ palët nënshkruese janë të vetdijshme për përgjegjësitë, ruajtjen e paqes, të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës, të vetëdijshëm se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit dhe sovranitetit territorial dhe mbrojtja e pakicave kombëtare, janë kusht themelor për paqen, duke u nisur nga faktet historike dhe pa vënë në pikëpyetje pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit, duke dashur të krijojnë kushte për bashkëpunim ndërmjet tyre për të mirën e popullit, kanë rënë dakord si më poshtë:

Neni 1

Palët mes tyre të zhvillojnë marrëdhënie normale, raporte të mira fqinjësie bazuar në të drejta të barabarta. Të dy palët të njohin dokumentet mes tyre dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Neni 2

Palët do të udhëhiqen prej qëllimeve dhe parimeve të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ajo e barazisë sovrane të të gjitha shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtave për vetëvendosje, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe jo diskriminim.

Neni 3

Në kuadër të Kartës së Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Neni 4

Palët nisen nga supozimi se asnjëra prej tyre nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Sërbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në çfarëdolloj organizmi ndërkombëtar.

Neni 5

Asnjë palë nuk do të bllokojë dhe as inkurajojë të tjerët që të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën drejt BE për meritat e veta. Të dy palët do të respektojnë vlerat e përcaktuara në nenet 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Europian.

Neni 6

Edhe pse kjo marrëveshje paraqet një hap të rëndësishëm normalizimi, të dyja palët do të vazhdojnë me një vrull të ri procesin e dialogut të udhëhequr nga BE, i cili duhet të çojë në një marrëveshje të detyrueshme ligjore për normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes tyre.

Palët ranë dakord të rrisin bashkëpunimin në të ardhmen në fushat e ekonomisë, shkencës e teknologjisë, transportit dhe komunikimit, marrëdhënieve gjyqësore e policore, postës dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, fesë, sportit, mbrojtjes së mjedisit, të zhdukurve, personave të zhvendosur dhe fushave të tjera të ngjashme. lidhjen e marrëveshjeve të veçanta.

Detajet do të dakordësohen në marrëveshje shtesë që do të mundësohen nga dialogu i udhëhequr prej BE.

Neni 7

Të dyja palët angazhohen të vendosin marrëveshje dhe garanci të veçanta, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurojnë një nivel të duhur të vetëqeverisjes për komunitetin sërb në Kosovë dhe aftësinë për të ofruar shërbime në fusha të caktuara, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Sërbia dhe një kanal direkt komunikimi ndërmjet komunitetit sërb dhe qeverisë së Kosovës.

Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare e kulturore sërbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të themelohen në selinë e qeverive përkatëse. Çështjet praktike që lidhen me ngritjen e misioneve, do të trajtohen veçmas.

Neni 9

Të dy palët do të kenë si qëllim angazhimin e BE dhe donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë investimi dhe mbështetje financiare për projektet e përbashkëta të tyre në zhvillimin ekonomik, lidhjen, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kryesore.

Neni 10

Palët do të krijojnë një këshill të përbashkët kryesuar nga BE për të monitoruar zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Të dy palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme përmes dialogut të cilat qëndrojnë të vlefshme dhe detyruese.

Neni 11

Të dy palët janë të detyruara të respektojnë udhërrëfyesin për implementimin që i përket kësaj marrëveshjeje.