Martens: Propozimi gjermano-francez nuk është serioz, nuk shoh asnjë motiv që as Serbia dhe as Kosova të pajtohen me të

Mihael Martens na Novoj
Burim: Print Screen/Nova

Nuk ka motivim, por as shpërblim për Beogradin dhe Prishtinën nëse arrijnë marrëveshje për Kosovën, ka thënë gazetari i “Frankurter Algemeine Zeitung” Mihael Martens, përcjell Nova.

“Mendoj se i gjithë propozimi gjermano-francez nuk është shumë serioz, sepse nuk shoh motivim që as Serbia dhe as Kosova të pajtohen me të. Mund të bisedoni dhe të negocioni dhe të keni takime, por nuk e shoh çfarë rezultati do të jetë, sepse rezultati kryesor dhe qëllimi që premton BE-ja, nuk ka anëtarësim në BE as për Serbinë, as për Kosovën, dhe nëse kjo nuk ekziston atëherë nuk e di se çfarë presin politikanët perëndimorë. Nuk shoh motivim serioz qoftë për Vuçiqin apo Kurtin për të bërë një hap serioz përpara”, ka thënë Martens në emisionin “Mes nesh”.

Martens po ashtu thekson se nuk e sheh çfarë presioni mund të ushtrojë BE-ja aktualisht ndaj Kosovës apo Serbisë.

"Nuk jam i sigurt se do të ketë sanksione. Nuk ka një gjë të tillë ndaj Dodikut, pse do të jetë kundër Vuçiqit? Aq më tepër që aktualisht mendojnë se fajin e ka Kurti për mungesën e rezultateve. Nuk jam i sigurt se do të ketë ndonjë rezultat, as në kuptimin pozitiv dhe as në atë negativ. Thjesht po humbim kohë", thotë Martens.

Martens theksoi se nuk e sheh se çfarë do të ishin shpërblimet për Beogradin dhe Prishtinën nëse arrijnë një marrëveshje, por se do të ishte mirë nëse do të kishte një lloj shpërblimi.

“Nëse do që një politikan të bëjë një kompromis, duhet t’i japësh diçka. Dhe këtë nuk e shoh, kanë ardhur duarbosh në Prishtinë dhe Beograd. As Vuçiqi dhe as Kurti nuk do t’u thonë hapur – ju nuk keni asgjë dhe unë nuk do të pajtohem me idenë tuaj, sepse nuk do të ishte shumë e zgjuar”, përfundoi Martens.