Mijaçiq: Mbyllja e institucioneve që financon Sërbia do të çonte në pikpyetje bashkëjetesën multietnike në Kosovë

Beograd_240227_Nacionalni konvent_Dragiša Mijačić
Burim: Kosovo Online

Koordinatori i Konventës Kombëtare për të 35 Kapitujt Dragisha Mijaçiq paralajmëron se mbyllja e institucioneve arsimore në Kosovë që financon Sërbia, do të kërcënonte komunitetin sërb dhe komunitetet e tjera joshumicë dhe ftoi bashkësinë ndërkombëtare që të insistojë në zbatimin e dialogut të Brukselit dhe formimin e BKS për të mbrojtur stabilitetin multietnik të rajonit.

Mijaçiq në rrjetin social “X” vuri në dukje se të dhënat zyrtare nga Ministria e Arsimit të Sërbisë tregojnë se më shumë se 21,500 fëmijë dhe nxënës në Kosovë ndjekin institucionet arsimore të organizuara që financohen nga Qeveria e Sërbisë, ndërsa më shumë se 7,000 profesorë, mësues dhe staf teknik janë të punësuar në institucionet arsimore që financon Sërbia në komunitete që nuk janë shumicë në Kosovë.

"Institucionet që mbështet Sërbia sigurojnë arsim për të gjithë fëmijët e kombësisë sërbe në Kosovë, për shumicën e goranëve, si dhe për një pjesë të nxënësve boshnjakë e romë. Qeveria e Kosovës nuk ofron asnjë alternativë. Këto institucione gjithashtu janë punëdhënës me rëndësi në zonat me shumicë sërbe. Pavarësisht marrëveshjeve të arritura në kuadër të Dialogut të Brukselit, Qeveria e Kosovës kërcënon me mbyllje të institucioneve arsimore që financon Sërbia. E gjitha nisi me ndalimin e dinarit, vazhdoi me refuzimin e targave sërbe dhe momentalisht po zbatohet përmes zbatimit të ngurtë të ligjit për të huajt planifikuar për 15 mars", tha Mijaçiq.

Ky i fundit shtoi se qëndrueshmëria e komunitetit sërb dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë (sikurse goranët) në masën më të madhe varet nga sektori i arsimit (dhe shëndetësisë) dhe se mbyllja e institucioneve të financuara nga Sërbia, do të vinte në pikëpyetje bashkëjetesën multietnike në Kosovë dhe mund të shkaktonte destabilitet rajonal afatgjatë.

Mijaçiq ftoi bashkësinë ndërkombëtare të insistojë në zbatimin e dialogut të Brukselit dhe formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, për të siguruar të ardhmen e institucioneve arsimore dhe shëndetësore sërbe në Kosovë.

"Kjo është një tjetër thirrje drejtuar përfaqësuesit special të BE për dialog që të mbetet i përkushtuar ndaj dialogut të Brukselit dhe të dy palët t’i ulë në tryezën e negociatave për të diskutuar rreth formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe (ZSO), në bazë të draft-statutit përgatitur nga BE dhe ku definon të ardhmen e institucioneve arsimore e shëndetësore që financon Sërbia në Kosovë. Kjo gjithashtu është thirrje për Emanuel Makron, Olaf Sholc dhe Xhorxhia Melonit që të mbeten të përkushtuar ndaj kërkesës së tyre që Qeveria e Kosovës të nisë procedurën për formimin e BKSH në përputhje me draft-statutin e ri europian. Kjo është njëkohësisht dhe kujtesë për Departamentin e Shtetit të SHBA që të thërrasë Qeverinë e Kosovës për përgjegjësi për premtimin që të sigurojë dhe ruajë të drejtat kushtetuese të komunitetit sërb në Kosovë si garanci e karakterit multietnik të Kosovës", theksoi ai.

Mijaçiq tha se fati i rreth 100,000 sërbëve të mbetur në Kosovë përcakton të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

"Në botë egzistojnë probleme më të mëdha sesa fati i rreth 100,000 sërbëve të mbetur që jetojnë në Kosovë. Megjithatë, fati i tyre do të përcaktojë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor-nëse do të jetojmë në paqe apo do të mbetemi peng në vorbullën e pafund të mosmarrëveshjeve dhe armiqësisë. 15 marsi nuk është veçse një datë tjetër në historinë e kohëve moderne të Kosovës-ajo do të tregojë vendosmërinë tuaj për të mbrojtur të drejtat e sërbëve dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë që jetojnë në Kosovë".