Mijaçiq: Për zgjidhjen e problemit të institucioneve të mbyllura sërbe nevojitet zgjidhje kreative të të tre palëve

Dragiša Mijačić
Burim: Kosovo Online

Koordinatori i Grupit Kombëtar të Konventës për BE të Kapitullit 35 Dragisha Mijaçiq thotë se çështja e funksionimit të institucioneve që financohen prej buxhetit të Republikës së Sërbisë dhe që operojnë në Kosovë, është mjaft komplekse dhe që të tre palët-Beogradi, Prishtina dhe faktori ndërkombëtar, duhet që t’i shkojnë më afër me rol konstruktiv dhe zgjidhje kreative me qëllim që në radhë të parë të kënaqë qytetarët dhe të mos udhëhiqen nga “lojërat politike”.

“Në këtë moment me të vërtetë nuk egziston vullnet i mirë prej asnjë nga aktorët dhe pavarësisht se bëhet thirrje për zgjidhje alternative dhe tek disa modalitete të ndryshme, në këtë moment askush nuk e di sesi do të duket fati i këtyre institucioneve dhe shërbimet që ato ofrojnë”, thekson Mijaçiq për Kosovo onlajn.

Mbylljet së fundi të institucioneve sërbe në Lleposaviq dhe Shtërpcë u dënuan nga BE, OSBE dhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, duke thënë se statusi i këtyre institucioneve duhet të zgjidhet përmes dialogut, ndërsa prej ambasadës gjermane është thënë se zotohen për vendosjen e alternativave të qëndrueshme.

Mijaçiq thotë se bashkësia ndërkombëtare, përfshirë si Gjermaninë, Unionin Europian, SHBA, kanë shprehur pakënaqësi me mënyrën sesi pala kosovare ndërmorri aksionet për mbylljen e institucioneve dhe shpejtësinë me të cilën e ndërmorri pasi nuk u la alternativë qytetarëve që të mund të shkojnë deri tek disa shërbime që kanë egzistuar gjatë gjithë këtyre viteve.

Kjo temë sipas fjalëve të tij, është subjekt diskutimi në kuadër të dialogut por shton se Beogradi nuk ka instrumente të cilat mund të nxisin Prishtinën që të zbatojë diçka, ashtu sikurse as faktorët ndërkombëtarë nuk kanë instrumente që të nxisin Pristhinën në rrethana të tilla që të ndalin praktikën e zhbërjes së institucioneve.

Çështja e funksionimit të institucioneve që financohen nga buxheti i Republikës së Sërbisë që operojnë në Kosovë sikurse thotë, përshkohet prej formimit të misionit të Unmik në vitin 1999 e deri më sot dhe përherë është në rendin e ditës dhe në tryezë në kuadër të dialogut.

“Sigurisht pritej që me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, një pjesë e këtyre institucioneve do të kalonte nën juridiksionin e BKS, ashtu siç parashikohej në dialogun e Brukselit ndërsa pjesa tjetër e institucioneve do të shuhej në të njëjtën mënyrë siç parashikohej në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, e cila urdhëron që Sërbia të shfuqizojë institucionet që financohen nga buxheti i Republikës së Sërbisë dhe që operojnë në territorin e Kosovës e Metohisë. Kjo nuk kishte ndodhur më parë, por me tërheqjen e sërbëve nga institucionet në nëntor 2022, u krijuan kushtet që qeveria kosovare të mbyllte njëanshmërisht disa ose shumicën e atyre institucioneve, çka ka ndodhur gjatë viteve të fundit” thotë Mijaçiq.

Ai thekson se egziston diapazon i gjerë institucionesh që financohen nga buxheti i Republikës së Sërbisë, nga organet republikane, përmes atyre lokale, prej institucioneve të tjera të Republikës së Sërbisë. Spegon se për Bashkësinë e Komunave Sërbe u dakordësua se do të kenë kompetenca kryesisht në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, ndërsa institucionet e financuara nga Republika e Sërbisë shkojnë shumë përtej këtyre kornizave.

"Aty janë dhe çështjet që hyjnë në sferën e punës së ndërmarrjeve komunale vendore e deri te ato që kanë të bëjnë me kulturën, sportin, universitetet, aspekteve të ndryshme të funksionimit të qytetarëve sërbë në hapësirën e Kosovës e Metohisë që përdorin këto lloj shërbimesh. Kështu që BKS nuk mund të përfshijë punën e të gjitha institucioneve që po shfuqizohen.

Thjesht duhet të gjenden modalitete për të gjitha. Nga ana tjetër, qeveria kosovare nuk dëshiron madje as në kornizën e BKS të pranojë funksionimin e institucioneve të tilla, ndonëse ato sipas Kushtetutës që bazohet në planin Ahtisari, kanë të drejtë egzistence” thotë bashkëbiseduesi ynë.

Marrëveshja e Brukselit dhe Kapitulli 35 i negociatave, për të cilat Sërbia është zotuar, sikurse tregohet, flitet për faktin se Sërbia do të shfuqizojë funksionimin e institucioneve të veta në fushën e vetëqeverisjes vendore në territorin e Kosovës dhe se në këmbim, do të konstituohen vetëqeverisje vendore në kornizën e sistemit kosovar.

"Në këtë Sërbia u pajtua në vitin 2013, por kjo në kuptimin faktik nuk ndodhi. Dhe, kur kjo nuk ndodhi, ndodhi një forcë brutale për t'i mbyllur ato institucione në vend që të gjendej ndonjë zgjidhje kalimtare. Kështu po ndodh edhe me të gjitha institucionet e tjera, mbi të gjitha me organet republikane të Sërbisë që operojnë në territorin e Kosovës, sepse, në fund të fundit, Sërbia nuk kërkoi modalitetet e funksionimit të këtyre institucioneve në kuadër të sistemit kosovar, por u la të dakordësohej dhe të negociohej në kuadër të dialogut. Kur erdhi Albin Kurti në postin e kryeministrit, ai thjesht nuk dëshironte të vazhdonte me atë praktikë dhe përdori forcë brutale për t'i shfuqizuar të gjitha ato. Ky është çmimi që e paguajmë të gjithë, mbi të gjithë qytetarët që i përdorin ato institucione”, thotë Mijaçiq.

Alternativa për institucionet që janë të mbyllura, sikurse konkludoi, është deri diku formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, që ka kompetenca të caktuara, por lind pyetja se çfarë do të bëhet me institucionet e tjera?

"Çfarë, le të themi me klubet sportive që operojnë në zonat sërbe apo institucionet kulturore, qendrat kulturore, galeritë, muzetë? Në këto momente askush nuk po merret me gjetjen e modaliteteve për zgjidhjen e çështjeve të këtyre institucioneve. Dhe ajo çka është tragjike, është se dialogu nuk prodhon vërtet zgjidhje që janë në interes të qytetarëve, por merret më tepër me disa çështje politike të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës dhe jo me atë çka me të vërtetë u interesojnë qytetarëve", konkludoi Mijaçiq.