Millan Zllatanoviq nga Ropotova e Madhe deportohet nga Kosova në vendkalimin e Tokës së Bardhë

Končulj
Burim: KoSSev

Millan Zllatanoviq nga Ropotova e Madhe i cili mëngjesin e sotëm u arrestua në vendkalimin e Konçulit, u deportua nga Kosova në vendkalimin e Tokës së Bardhë konfirmon për Kosovo onlajn avokat Millosh Nikolliq.

Zllatanoviq pas ndalimit të mëngjesit të sotëm u shoqërua në qendrën emigruese në Prishtinë.

I punësuar në Policinë e Nishit ndërsa me bashkëshorten dhe dy fëmijët, ai jeton në Ropotovën e Madhe nga ku dhe ndërton shtëpinë e re.

Ai është i pesti në në gamën e sërbëve të ndaluar në 48 orët e fundit pas ndalimit nga ana e Policisë Kosovare të Mlladen Millojeviqit nga Lleposaviqi, Aleksandar Mirkoviqit nga Parteshi, Nikolla Vujoviqit nga Zubin Potokut dhe Millan Simiqit nga Babin Mosti.

Mirkoviq, Vujoviq dhe Millojeviq sikurse dhe Zllatanoviq, janë pjestarë aktiv të MPB të Sërbisë, ndërsa Simiq polic pensionist.

Autoritetet në Prishtinë i akuzojnë për “rrezikim të sigurisë kombëtare” prej të cilës janë deportuar nga Kosova.

Ministri i punëve të brendshme të Kosovës në mandatin teknik Xhelal Sveçla, dje mori vendim që Nikolla Vujoviqit t’i merret shtetësia kosovare.

Duke reaguar ndaj këtyre arrestimeve, drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë dje se autoritetet në Prishtinë me urdhër direkt të kryeministrit të Kosovës në mandatin teknik Albin Кurti, ndaluan tre pjestarët e MPB të Sërbisë dhe një polic pensionist pa bazë apo justifikim, por tërësisht si formë e hakmarrjes të motivuar politikisht ndaj popullit sërb.