Ministria e Kulturës së Sërbisë: Akt barbar gllabërimi i bibliotekës “Vuk Karaxhiq” në Mitrovicën e Veriut

Ministria e Kulturës së Sërbisë ka dënuar ashpërsisht gllabërimin e bibliotekës së qytetit “Vuk Karaxhiq” në Mitrovicën e Veriut nën vlerësimin se bëhet fjalë për vazhdimin e uzurpimit të institucioneve të trashëgimisë dhe gllabërimit me synim shfarrosjen e identitetit sërb në Kosovë.
“Ministria e Kulturës dënon ashpërsisht aktin barbar të gllabërimit të bibliotekës së qytetit ‘Vuk Karaxhiq’ në Mitrovicën e Veriut dhe vazhdimin e uzurpimit të institucioneve të trashëgimisë sërbe me synim shfarrosjen e identitetit sërb në këtë pjesë të territorit të Republikës së Sërbisë” bëhet e ditur në njoftim.
Theksojnë se është veçanërisht shqetësuese që, pas shkatërrimit, djegies dhe përdhosjes së kishave, manastireve dhe varrezave ortodokse, "tentativa e genocidit kulturor ndaj sërbëve ndodh si pjesë e fabrikimit të institucioneve false të shtetit joekzistent të Kosovës".
"Nuk është rastësi që nazistët nisën bombardimin e Beogradit duke shkatërruar Bibliotekën Popullore të Sërbisë, pikërisht sikurse dhe fabrikimi i 'kombit kosovar' çka nënkupton shkatërrimin e monumenteve kulturore shekullore dhe tentativë për gllabërimin e institucioneve kulturore, si dëshmi dhe rojtare e së vërtetës për historinë e Kosovës e Metohisë. Pikërisht si në të gjitha episodet e mëparshme historike të regjizuara nga ata që dogjën dhe ndaluan librat, fakti është se as Kosova nuk do të bëhet shtet përmes dhunës, vjedhjes së territorit dhe persekutimit të sërbëve, as trashëgimia kulturore nuk mund të krijohet duke uzurpuar kulturën e dikujt tjetër", thekson Ministria e Kulturës.
Kultura, kujtohet, përfaqëson themelin e kombit dhe të shtetësisë vetëm përmes shekujve të krijimtarisë autentike të përkushtuar, duke u rezistuar të gjithë uzurpatorëve njëkohësisht si thelbi dhe mburoja e identitetit.
Ministria e Kulturës së Sërbisë do të vazhdojë t'i përkushtohet mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe mundësimit të punës së institucioneve kulturore, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, dje në bibliotekën e qytetit “Vuk Karaxhiq“ në Mitrovicën e Veriut u vendos shiriti ngjitës i Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
0 komentet