Ministria e Kulturës së Sërbisë: Çelja e muzeut të viktimave të dhunës seksueale fabrikim dhe manipulim i Prishtinës
Ministria e Kulturës së Sërbisë ka dënuar ashpërsisht çeljen e “të ashtuquajturit institucion të kulturës” në Prishtinë, muzeun kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nën titullin “Çast”, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për fabrikim dhe manipulim i “shtetit fals të Kosovës dhe kryeministrit të saj Albin Kurti”.
Në përgjigje për Kosovo onlajn nga Ministria e Kulturës bëhet e ditur se në epokën e njëanshme, dhuna dhe persekutimi sistematik i popullit sërb në Kosovë me bastisjet e sotme nëpër institucionet sërbe, mbetet veçanërisht e dukshme hipokrite dhe e pamatur prej regjimit të Albin Kurtit.
“Bëhet fjalë për tentativë të paturpshme për të fshehur faktet për dhunën e vazhdueshme ndaj popullit sërb që vazhdon edhe sot e kësaj dite, si dhe për të fshehur autorët e këtyre krimeve pas narrativës rreth viktimave të supozuara seksuale. Të tilla lëvizje të pretendimit dhe zëvendësimit të tezës janë prezente prej dekadash dhe e vetmja risi është se tashmë për këto qëllime po përdorin dhe ‘institucionet kulturore’”, bëhet e ditur prej Ministrisë së Kulturës.
Theksohet se me këto lëvizje Ističu da ovim potezom Aljbin Kurti njëkohësisht tallet me viktimat e vërteta të krimeve të kryera, mbi të gjitha ndaj popullit sërb në Kosovë dhe tregon, sikurse thonë, gatishmëri të pakufishme për të kryer abuzimin më banal të kulturës për të arritur qëllime politike të njëanshme dhe të dhunshme.
“E gjithë kjo është edhe më e dukshme sepse kjo fushatë e paturpshme po zhvillohet krahas paaftësisë kronike dhe të vazhdueshme të funksionimit të institucioneve kulturore të popullit sërb, si dhe përdhosjes, shkatërrimit dhe plaçkitjes së vazhdueshme të trashëgimisë kulturore sërbe në Kosovë e Metohi. Fjala është thjesht për mënyrë të njohur në të cilin shqetësimi fals për viktimat, përdoret si instrument i thjeshtë për dehumanizimin e popullit sërb duke e shpallur kështu edhe një herë armik kundër të cilit të gjitha mjetet janë të lejueshme” thuhet.
Nga Ministria e Kulturës së Sërbisë bën të ditur se në këtë mënyrë Kurti demonstroi gatishmërinë për t’a vënë plotësisht historinë e viktimave në shërbim të përpjekjeve për të demonizuar popullin sërb, në mënyrë që të krijohet justifikim për krimet që tashmë janë bërë ndaj popullit sërb çka është ndërmarrë, “por edhe alibi për krimet që po kryen momentalisht si dhe ato që padyshim po përgatitet të bëjë”.
0 komentet