Ministria e Kulturës së Serbisë: Prishtina vazhdon me dhunën ndaj trashëgimisë shpirtërore, për të hequr gjurmët e ekzistencës së serbëve në KdheM
Për shkak të raportimeve të mediave për sekuestrimin e rreth 50 hektarëve tokë në të cilën janë vendosur themelet e manastirit dhe Kishës së Virgjëreshës së Hvostanit, e cila daton në shekullin e gjashtë në komunën e Istokut, dhe vendosja e makinerive të rënda në atë vend. Ministria e Kulturës e Serbisë njoftoi sot se Prishtina vazhdon dhunën ndaj trashëgimisë së shenjtë shpirtërore serbe me qëllim të frikësimit dhe persekutimit, si dhe përvetësimit të trashëgimisë kulturore si pjesë e "projektit shtetëror të rremë".
“Hipokrizia e vjedhjes së trashëgimisë kulturore serbe me falsifikime të rënda nën maskën e mbrojtjes së saj dëshmohet veçanërisht qartë nga fakti se kjo po ndodh pikërisht në zonën ku ndodhen të kthyerit serbë, refugjatë nga masakrat e shqiptarëve, dhe që në kohën e festave shpirtërore”, thuhet në deklaratë.
Kështu, dhuna llogaritet të arrijë efektin më të fortë të çnjerëzimit dhe përdhosjes, thekson Ministria e Kulturës.
“Fatkeqësisht, ky model është i njohur, sepse shpesh është përdorur në dhunë kundër trashëgimisë dhe të drejtave të popullit serb. E gjithë kjo duhet të jetë edhe më e dukshme dhe të kërkojë reagimin e komunitetit ndërkombëtar, duke pasur parasysh pretendimet e pacipë të Prishtinës për ta përdorur dhunën brutale ndaj trashëgimisë kulturore serbe, e rekomanduar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, dhe pikërisht atyre që kujdesen për trashëgiminë me vlerë universale, siç është trashëgimia e shenjtë e madhe dhe jashtëzakonisht e vlefshme serbe në Kosovë dhe Metohi, për shkatërrim dhe përvetësim”, thuhet në deklarat.
Kujtohet gjithashtu se vetëm gjatë përndijekjes u shkatërruan 35 kisha dhe manastire, nga të cilat 19 janë monumente kulture të kategorisë së parë, si dhe 16 kisha ortodokse të pa kategorizuara.
Në të njëjtën kohë, u shkatërruan dhe u vodhën rreth 10.000 afreske me vlerë, ikona, kupa dhe shumë relikte të tjera kishtare, si dhe të dhënat e pagëzimit, martesës dhe vdekjes, të cilat dëshmojnë për ekzistencën shekullore të serbëve në Kosovë dhe Metohi, dhe të shumta janë varrezat serbe qe u dogjën dhe u përdhosën.
Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, manastiret serbe të Graçanicës, Deçanit, Patriarkana e Pejës dhe kisha e Virgjëreshës së Ljevishës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik në vitin 2006.
Në njoftim po ashtu theksohet se përdhosja e gjithçkaje serbe ka pasur gjithmonë të njëjtin synim, largimin e popullit serb dhe gjurmët e ekzistencës së tij nga territori i Kosovës dhe Metohisë, djepi i shtetësisë dhe kulturës së tij, duke mbjellë frikë.
“Dëshmi e kësaj është përdhosja e shpeshtë e varrezave ortodokse, si një demonstrim veçanërisht brutal i urrejtjes dhe impulseve anticivilizuese. Ministria e Kulturës apelon edhe një herë te të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare që t'i përgjigjen më në fund politikës së urrejtjes dhe dhunës brenda mandate të tyre dhe kompetencat për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut të serbëve dhe trashëgiminë kulturore dhe fetare në Kosovë e Metohi. Përballë dhunës së shumëfishtë dhe të vazhdueshme dhe mohimit të vërtetave të dukshme historike, ne do të vazhdojmë të ruajmë me këmbëngulje dhe përkushtim traditën dhe kultura tone si shprehje e veçantë shpirtërore e popullit serb dhe e mira universale e mbarë njerëzimit”, përfundon deklarata e Ministrisë.
0 komentet