Mojsilloviq me Ullutashin: Lëvizjet e njëanshme të institucioneve në Prishtinë kanë ndikim negativ tek siguria në rajon

Milan Mojsilović i Ozkan Ulutaš
Burim: Kosovo Online

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Sërbisë gjeneral Millan Mojsilloviq, theksoi në bisedë me komandantin e KFOR gjeneral-major Ozkan Ullutash, se Sërbia, KFOR e njeh si formacionin e vetëm legjitim të armatosur në Kosovë me detyrë sigurimin e mjedisit të sigurt dhe të mbrojë popullsinë sërbe si pjesa më e cënuar e popullsisë, duke treguar se lëvizjet e njëanshme të institucioneve në Prishtinë kanë ndikim negativ tek siguria në rajon.

Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Sërbisë, në takimin e rregullt, i cili është pjesë e aktiviteteve më të gjera në ruajtjen e sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në rajon, është folur dhe për situatën e sigurisë në terren dhe aktivitetet e ndërmarra nga Ushtria e Sërbisë dhe KFOR.

"Nën vlerësimin se situata në krahinë është e ndjeshme dhe e brishtë, u theksua se Forcat Ndërkombëtare të Sigurisë duhet të ruajnë vigjilencën dhe gatishmërinë për reagim të shpejtë, si dhe se për të ndjekur situatën në terren dhe ndalur shfaqjen dhe eskalimin e krizës, është jashtëzakonisht e rëndësishme të vazhdohet komunikimi i rregullt dhe i hapur në të gjitha nivelet", theksohet në deklaratë.

Gjenerali Mojsilloviq vuri në dukje se lëvizjet e njëanshme të institucioneve në Prishtinë, përfshirë përpjekjet për t'u bashkuar me aleancat ushtarake dhe transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, ndikojnë negativisht tek siguria në rajon.

Theksoi se Sërbia e njeh KFOR si të vetmin formacion të armatosur legjitim në Kosovë me detyrë të ofrojë mjedis të sigurt për të gjithë dhe të mbrojë popullsinë sërbe, si pjesa më e cënueshme e popullsisë.