Mojsilloviq me Ullutashin: Levizjet provokuese të Prishtinës kërcënim për sigurinë, Kfor të mbrojë sërbët

Milan Mojsilović i Ozkan Ulutaš
Burim: Ministarstvo odbrane Srbije

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë gjeneral Millan Mojsilloviq është takuar sot në Kopaonik me komandantin e Kfor gjeneral-major Ozkan Ullutash.

Duke theksuar se situata e sigurisë në Kosovë është jostabile dhe e ndjeshme dhe që aktet e njëanshme provokative të Prishtinës paraqesin kërcënim për sigurinë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm edhe kësaj here prej komandantit të Kfor ka kërkuar që forcat ndërkombëtare të sillen profesionalisht të paanshëm dhe në një kohë të shkurtër të ndalin çdo tentativë të cënimit të popullsisë sërbe.

Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Sërbisë, Mojsilloviq dhe Ullutash kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në Kosovë, bashkëpunimin e deritashëm dhe efektet e aktivitetit të cilat ndërmerren për të monitoruar situatën në terren dhe ndalur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë.

Në bisedë u shpreh përkushtimi reciprok për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe u theksua rëndësia e kontakteve në të gjitha nivelet mes Ushtrisë së Sërbisë forcave ndërkombëtare në Kosovë për veprime të suksesshme parandaluese.

Gjenerali Ullutash ka vizituar Kopaonikun me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë dhe qëllimi i takimeve të tilla është përmirësimi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në detyrën e përbashkët për krijimin e një mjedisi të sigurt.

Kfor njoftoi se Ullutash dhe Mojsilloviq shprehën qëndrimet e tyre rreth situates së sigurisë dhe ndikimin e saj në stabilitetin rajonal, si dhe rreth aktiviteteve bashkëpunuese, përfshirë patrullat e sinkronizuara përgjatë linjës kufitare administrative.

Takimi me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë është pjesë e kontakteve të rregullta të gjeneral-major Ullutash me kolegët e tij kryesorë ushtarakë.