Mojsilloviq me Vajkof rreth bashkëpunimit të Ushtrisë së Sërbisë me Kfor, si dhe rreth sigurisë në Kosovë
Shefi i Shtapit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë gjeneral Millan Mojsilloviq ka biseduar sot me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të Nato në Napoli, admiralin amerikan Xhorxh Vajkof e veçanërisht është diskutuar gjendja e sigurisë në Kosovë.
Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Ushtrisë së Sërbisë në takim u diskutua bashkëpunimi mes Ushtrisë së Sërbisë dhe Kfor në ndjekjen e situatës në terren dhe ndaljen e eskalimit të krizës.
Në këtë kuptim, shtohet se, u apostrofua rëndësia e komunikimit direkt dhe i çelët mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli dhe me komandantin e Kfor.
Në takimin e mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm ka rënë fjala dhe për situatën e sigurisë në rajon dhe për perspektivat e mëtejshme të bashkëpunimit të Ushtrisë së Sërbisë dhe Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli.
U vlerësua se marrëdhëniet e vendosura janë konstruktive dhe në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe u shpreh gatishmëria e të dy palëve për të përmirësuar bashkëpunimin e mëtejshëm në fushat në të cilat egzistojnë interesa të dyanshme.
Gjenerali Mojsilloviq dhe admirali Vajkof më pas vizituan poligonin e stërvitjes "Borovac" dhe bazën "Jug", ku të ftuarit i’u prezantuan kapacitetet moderne të bërjes së stërvitjes dhe trajnimeve të cilat janë zhvilluar falë donacioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Admirali Vajkof i cili njëkohësisht është dhe komandant i forcave detare amerikane në Europë dhe Afrikë, u prit sot në një vizitë të veçuar nga komandanti i lartë i Ushtrisë së Sërbisë dhe presidenti i Republikës Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Mbrojtjes Bratisllav Gashiq.
Kjo është vizita e parë e admiralit Vajkof në Beograd qysh kur në nëntor të vitit të kaluar mori detyrën e komandantit të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO në Napoli.
0 komentet