NZZ: Veprimet e Kurtit në veri të Kosovës shkaktojnë pasiguri dhe indinjatë mes sërbëve kosovarë, kjo irriton fuqitë perëndimore
Veprimet e Kurtit shkaktojnë pasiguri dhe indinjatë mes sërbëve kosovarë, por kjo irriton dhe fuqitë perëndimore shkruan “Noje cyrher cajtung“.
Gazeta zviceriane vlerëson se Albin Kurti ka shance të mira që sërish të jetë fitues i zgjedhjeve në Kosovë në shkurt të 2025, ndërsa si argumente bëhen të ditura rritja ekonomike prej 6%, investimet e huaja dhe ulja e papunësisë në 10%. Por popullariteti i Kurtit ka dhe arsye të tjera, vlerëson autori i artikullit Andreas Ernst, transmeton Dojçe Vele.
“Popullariteti i këtij 49 vjeçari kontribuon mbi të gjitha tek mbajtja e konfrontimit ndaj Sërbisë fqinje“.
Megjithatë sikurse vlerëson, “Strategjia ofensive e Kurtit nuk ndjehet kaq shumë në Beograd aq sa tek 90.000 sërbët në Kosovë“.
“Sërbët po drejtojnë ende shkollat dhe shëndetësinë“
Në veri të Kosovës egzistonin lloje të ndryshme të institucioneve shtetërore dhe Sërbia ka qenë punëdhënës i rëndësishëm por që Kurti gjithçka e ndryshoi, bëhet e ditur në artikull. “Kësaj Kurti i qëndroi deri në fund. Them për masat administrative që për afro një vit ai vendosi sovranitetin kosovar. Ndërtoi në veri baza me armatim të rëndë të policisë speciale, dërgoi inspektorët financiarë dhe mori godinat që ishin ndërtuar pa lejen e Prishtinës. Ndali përdorimin e dinarit sërb, ndërsa tabelat në alfabetin cirilik u zëvendësuan. Sërbët faktikisht drejtojnë ende shkollat dhe shëndetësinë” shkruan Nojer cyrher cajtung
“Këto veprime shkaktojnë pasiguri dhe indinjatë mes sërbëve kosovarë-por kjo iriton dhe fuqitë perëndimore. Ato konfirmojnë se hapa të tillë janë ’të njëanshëm’ dhe se nuk ishin të dakordësuara me Brukselin, Berlinin dhe Uashingtonin. Megjithatë këto Kurti i lë në hije. Kjo mosshaka ndaj protektorëve të rëndësishëm të vendit të tij, ka parahistori. Kjo është historia rreth ngritjes politike të Kurtit” thuhet më tej.
“Rezistenca e rendit perëndimor të pasluftës”
Gazeta zviceriane vë në dukje se Kurti në vitet ’90 si aktivist politik luftonte ndaj pushtetit sërb-ku si pasojë vuajti dy vite burg-dhe në të njëjtën mënyrë më vonë i rezistoi rendit perëndimor të pasluftës. Me një grup të vogël të një mendjeje në 2005 themeloi lëvizjen ’Vetvendosja’ që zotohej për vetvendosje të Kosovës dhe më vonë për bashkim me Shqipërinë.
Në artikull kujtohet lufta e Kurtit ndaj aparatit drejtues të Kombeve të Bashkuara në Kosovë çka i solli atij mbështje të madhe të popullsisë.
“Kjo nga Kurti përbënte flamur të kuq për ambasadorët e fuqive perëndimore në Prishtinë qe veten e shikonin si një lloj prokonsulla. Kurti gjithashtu refuzonte kategorikisht negociatat me Beogradin rreth statusit të Kosovës” shkruan gazeta.
Kurti nuk ka qenë as pro “pavarësisë së monitoruar” që u shpall në 2008 nën mbështetjen amerikane dhe kundër vullnetit të Beogradit, thuhet në artikull nën thëniet e fjalëve të Kurtit: “Shtetet nuk ’dhurohen’ por popujt zgjedhin për to”.
“Nacionalizmi shqiptar si emancipim patriotik”
Në artikull thuhet se Kurti për dallim nga shumë politikanë të tjerë, në themel merret me teori politike sidomos me opinionin postkolonial:
“Pushtetin sërb në Kosovë prej luftërave ballkanike të 1912, ai nga këto perspektiva e shikon si pushtet kolonialist e në kundërshtim me këtë, nacionalizmin shqiptar e vlerëson si emancipim patriotik. Protektorati ndërkombëtar prej 1999, Kurti e pati kritikuar si pushtet të huaj me shenjë neoliberale”.
Kujton dhe akuzat e Kurtit që Sërbia “është portë e hapur për ndikimin rus e kinez në Europë”, por dhe thëniet dhe kundërargumentet- “Marrëdhëniet e mira të Vuçiqit me kryeqytetet perëndimore”.
Municion për Ukrainën dhe litiumi-lidhja e Vuçiqit me Perëndimin
“Favorizimin Vuçiq nga Perëndimi e fitoi ku nga sulmet ruse, Ukrainën e furnizoi me municion me vlerë prej gati 800 milionë euro” shkruan Nojer cyrher cajtung dhe veç kësaj, kujtohen dhe zotimet e Vuçiqit për minierat e litiumit që për të është lidhje interesi më Bashkimin Europian dhe Gjermaninë.
“Kush e ndoqi atë çka bëri Vuçiq-jo atë çka thoshte-mund të shkojë në konkluzionin se Sërbia qëndron e palëkundur në taborrin perëndimor”, vlerësohet në artikull.
Megjithatë shtohet, se Kurti në një forum ndërkombëtar kontestoi tezën që politika e Vuçiqit me shumë karrike dhe kundërshtuese e pavarësisë kosovare është veçse aktrim për publikun e brendshëm. Kurti thotë se Vuçiqi po e tëheq Perëndimin prej hunde dhe se pushteti në Beograd, nuk është tërhequr nga projekti sërbomadh mbështjellë pas sintagmës së “botës sërbe”.
“Durim strategjik”
Teza e Kurtit sikurse vlerësohet, që Vuçiq praktikon “durim strategjik” si presidenti azerbajxhanas Ilham Aliev-armatos Sërbinë që ndaj Kosovës të sillet si Azerbajxhani ndaj Nagorno-Karabakut. “Qëllimi është revanshi, na duhet të jemi të gatshëm për këtë” ka thënë Kurti.
“Me të vërtetë dikush në Beograd llogarit edhe këtë që fitorja e Trampit do të sjellë shanc që të kthehet të paktën veriu i Kosovës. Shpresat mbahen tek Riçard Grenelli, ish i dërguari special i Trampit për Ballkanin, ku ka lidhje të ngushta me Beogradin dhe kritizer i Kurtit” thuhet në artikull.
Kurti tek kjo, kujton se Kosova ka bashkëpunuar mirë me të dy partitë amerikane.
“Nën demokratin Bill Klinton në 1999 u çliruam, ndërsa republikani Xhoprxh Bushi i Riu ishte president në vitin 2008 kur u shpall pavarësia” shkruan zviceriania Noje cyrher cajtung.
0 komentet