Mekgark me igumanin Sava për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e fetare sërbe
Shefi i Misionit të OSBE në Kosovë Xherard Mekgark vizitoi Manastirin e Deçanit dhe me igumanin Sava Janjiq bisedoi për shqetësimet që ka Kisha Ortodokse Sërbe në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare.
“Me këtë rast u zhvillua bisedë gjuthpërfshirëse dhe e hapur për çështjet aktuale dhe shqetësimet e Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë e Metohi, përfshirë sfidat në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare, respektimin e zonave speciale nën mbrojtje, si dhe punimet e fundit në rrugë përmes zonës së mbrojtur të manastirit” thuhet në publikimin e Manastirit në Fejsbuk.
Mekgark, Manastirin e Deçanit e vizitoi të enjten ndërsa igumani Sava i përcolli mirënjohjen e vet për gatishmërinë e Misionit të OSBE që të dëgjojë me kujdes shqetësimet e KOS dhe t'i qasen me seriozitet dhe përgjegjësi profesionale.
“Ky dialog mbetet i rëndësishëm për mbrojtjen e lirisë fetare, trashëgimisë kulturore, sundimin e ligjit dhe ndërtimin e besimit mes komuniteteve në Kosovë e Metohi”, thuhet në deklaratë.
Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase deklaroi dy ditë më parë se brenda ligjit konfirmohen Zonat e mbrojtura të Manastirit të Deçanit, punimet e rrugës kanë nisur sërish, pa pëlqimin e Kishës Ortodokse Sërbe.
0 komentet