Në pesë vite e gjysmë gati 800 sulme etnikisht të motivuara ndaj sërbëve në Kosovë, vetëm këtë vit 78 të tilla
Sulmi i djeshëm i pjestarëve të Policisë Kosovare ndaj Nenad Rashkoviqit nga fshati Dren, ku u lëndua rëndë dhe që u transportua për kurim në Beograd, është i 78 i motivuar etnikisht ndaj sërbëve në Kosovë për këtë vit. Në pesë vitet e gjysmë të fundit, numri i këtyre sulmeve ka shkuar në 796.
Sipas evidencave të Zyrës për Kosovë e Metohi, gjatë këtij viti janë shënuar sulme ndaj pronave private dhe objekteve ortodokse, të shtëna dhe sulme fizike, mbajtje, verifikim dhe ndalim hyrjeje, inspektime të ndalimit të punës në institucione sërbe, heqje dhe zëvendësim tabelash në gjuhën sërbe të cilat më pas janë ndërruar me të reja në shqip, shkrime grafitesh (UÇK) në institucione të komunitetit sërb, heqje e shenjave sërbe...
Gjatë vitit 2021 janë shënuar 128 incidenate, tashmë prej një vit e gjysmë më pas kanë qenë më shumë-u shënuan 150 sulme ndërsa gjatë vitit 2023 u shënuan 179.
Gjithsej gjatë vitit 2024 janë rregjistruar 124 incidente etnikisht të motivuara, ndërsa vitin e kaluar u evidentuan 137 incidenate.
Bëhet fjalë për lloje të ndryshme incidentesh, që përfshijnë sulme ndaj sërbëve dhe pronës së tyre, arrestime dhe ndalime, incidente që përfshijnë pjestarë të Policisë Kosovare, si dhe sulme ndaj objekteve fetare dhe ngjarje të tjera që Zyra për K&M i kualifikon si të motivuara etnikisht.
I fundit në serinë e sulmeve ndodhi mbrëmjen e djeshme kur u rrah Nenad Rashkoviq nga Dreni, ndërsa nënkryetari i Listës Sërbe, Igor Simiq, njoftoi sot se nuk është sulmuar brutalisht vetëm Rashkoviq, por edhe shtatë persona të tjerë u rrahën në 15 ditët e fundit, por që nga frika refuzuan denoncimet.
Vetëm një ditë para sulmit ndaj Rashkoviq, në gardhin e portës së kishave ortodokse në Lipjan u varën flamujt e UÇK dhe flamuri i Shqipërisë.
Pak më shumë se një muaj më parë, në fund të qershorit, në prani të Policisë Kosovare, punëtorët e kompanisë "Ibar-Lepenc" shembën motelin dhe barin e plazhit "Jezero" në Ujman, ndërsa më parë dhe disa objekte pronarët e të cilave ishin sërbë.
Disa ditë para kësaj, policia kosovare ndaloi pesë sërbë në Zubin Potok, dy prej të cilëve janë në paraburgim sepse mbi ta rëndon vepra penale e "krimeve të luftës".
Gjatë kremtimit të Vidovvanit, policia kosovare ndaloi 37 persona. Pas kësaj, disa besimtarë i’u nënshtruan keqtrajtimeve fizike, poshtërimit dhe fyerjeve në baza kombëtare nga ana e Policisë Kosovare.
Kjo e fundit më 23 qershor, ndaloi artistin Stefan Stojanoviq i cili tentoi të pikturonte në mural patriarkun Pavle dhe mitropolitin Amfilohje në Mitrovicën e Veriut, për të cilën komuna i pati dhënë leje.
Zyra, mes të tjerash, ka shënuar dhe sulmin ndaj të riut Vojin Millojeviq në Lleposaviq duke e futur në automjet dhe rrahur e keqtrajtuar për shkak të mbishkrimit në bluzë "Me besim tek Zoti, Kosova është Sërbi".
Në fillim të marsit, në Suva Gërlo pranë Sërbicës, policia kosovare bllokoi fshatin, theu dyert e shtëpive dhe arrestoi pesë sërbë (Nebojsha T., Sinisha T., Predrag T., Goran T. dhe Ratko K.) të dyshuar për krime lufte.
Mjaft sulme ka patur dhe vitin e kaluar kështu që ndër të tjera, në tetor, në aksionin e Policisë Kosovare, u ndaluan shtatë sërbë në Zubin Potok dhe në Zveçan dhe gjatë arrestimeve u thyen dritaret e shtëpive sërbe, u krye kontroll i plotë. Në fillim të atij muaji, nën prani policore u hoq shenja "E dua K. Mitrovica".
Gjatë vitit 2025 u përdhosën një nga dy kapelat në varrezat ortodokse në Prishtinë ku u thyen xhamet nëpër dritare dhe dyer, policia ndaloi dy fëmijë sërbë nga Zubin Potoku, D.B. (15) dhe L.Gj. (15) të cilët ndodheshin në autobus, për shkrimet në bluzat dhe pasi u morën në pyetje i’u komunikua gjoba.
Para një viti në shtëpinë e ish kandidatit të Listës Sërbe për kryekomunar të Zubin Potokut Millosh Peroviq, u hodh lëndë eksplozive që shkaktoi zjarr.
Dhe gjatë Vidovdanit të vitit të kaluar, ka patur ndalime. Në Graçanicë dhe Gazimestan 17 sërbë për mbajtje të flamurit të Sërbisë, emblemave të klubeve sportive, bluza me përmbajtje historike....
Në maj të vitit të kaluar, policia kosovare në Mitrovicën e Veriut bastisi pallatin e sportit gjatë stërvitjes dhe urdhëroi të gjithë që të braktisnin objektin.
Disa nga sulmet e vitit 2024.
13 prill 2024. Bube afër Zubin Potokut. Pjestarët e ROSU rrahën Vlladan Stevanoviq dhe e kërcënuan me pistoletë.
13 prill 2024. Në vendkalimin e Bërnjakut. Arrestohet Sreqko Sofronijeviq, të cilin ROSU e plagosi me armë zjarri në vitin 2021.
24 shkurt 2024. Mitrovica e Veriut. Policia Kosovare ndalon gjashtë të rinj sërbë për tejkalim të përdorimit të dhunës.
Disa nga sulmet e vitit 2023.
6 janar 2023. Gotovushë afër Shtërpcës. Mashkulli shqiptar, pjestar i Forcave të Sigurisë Kosovare, shtin nga autovetura ndaj Stefan Stojanoviq (11) dhe Millosh Stojanoviq (21) ndërsa mbanin në duar pemën e Krishtlindjes. Të dy u lënduan (dëmtime në pëllëmbë).
23 janar 2023. Afër urës së Bistricës. Pjestarët e ROSU shtijnë në drejtim të autoveturës me dy sërbë brenda. Miljan D. u qëllua me plumb.
8 mars 2023. Joshanicë afër Lleposaviqit. ROSU rreh brutalisht të rinjtë Gjorgje M. (24) dhe Llazar Gj. (23).
10 prill 2023. Ura e Bistricës (Zveçan). Policia Kosovare shtin ndaj Millan Jovanoviq (39) dhe i shkakton atij plagë me mbi klavikul.
26–29 maj 2023. Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Policia Kosovare dhe ROSU hyjnë me forcë në komunë, hedhin gaz lotsjellës dhe bomba shokuese. Më 26 maj lëndohen më shumë se 10 sërbë. 29 maj në Zveçan lëndohen 52 sërbë prej të cilëve tre rëndë-Dragisha Galjak u godit me dy plumba në shpinë, ndërsa u plagos rëndë Dragisha Milloviq dhe Çasllav Sofronijeviq.
13 qershor 2023. Mitrovica e Veriut. ROSU ndërhyn me makina të blinduara me shumë armë. Arrestohen brutalisht dhe rrihen sportisti Millun Milenkoviq.
Disa nga sulmet e vitit 2022.
6 januar 2022. (Nata e Krishtlindjes). Shtërpcë. Pjestarët e ROSU të armatosur rëndë sulmojnë dhe kontrollojnë katër shtëpi sërbe.
12 janar 2022. Graçanicë. Gati 20 forca speciale të ROSU ndërhynë në godinën e komunës dhe kontrolluan ambjentet zyrtare.
16 janar 2022. Sërbicë. I riu Millan Kovaçeviq nga fshati Banje afër Sërbicës u sulmua fizikisht nga ana e shqiptarit vendas dhe u godit në kokë; Më parë, pylli i tij ishte prerë ilegalisht dhe kasollja e tij ishte djegur;
16 mars 2022. Shtërpce. Pjestarët e armatosur të ROSU ndërhynë në shumë lokacione, kontrollojnë shtëpitë sërbe dhe bllokojnë punën e organeve të përkohshme, në ditën e përvjetorit të pogromit të marsit.
Shtator 2022. Veriu i Kosovës. ROSU rreh tre të rinj sërbë afër Bërnjakut. Rregjistrohen mjaft sulme dhe dëmtime automjetesh në vendkalimin administrativ.
Disa nga sulmet e vitit 2021.
13 tetor 2021. Zveçan/Rudare/Mitrovica e Veriut-ROSU ndërmerr sulm të madh me autoblinda, gazjellës dhe bomba shokuese. Sreqko Sofronijeviq plagoset rëndë me plumb në shpinë, ndërsa dhjetëra sërbë u lënduan.
2 shkurt 2021. Llapllaselë. Sërbi Boban Ristiq sulmohet.
26 shkurt 2021. Mitrovica e Kosovës. Agresori shqiptar sulmon me thikë të riun sërb M.M.
Maj–gusht 2021. Incidente në shumë lokacione-Mirosllav Lukiq nga Hoça e Madhe u rrah dhe theu hundën. Ranko Baciq (67) nga Dolca afër Klinës pësoi lëndime të mëdha trupore. Nikolla Periq (23) nga Zebinca u rrah brutalisht, si dhe i riu D.M. (20) në Lagjen Boshnjake. 21 vjeçari Mihajlo S. u rrah në qendër të Kamenicës Kosovare nga ku dhe u shtrua në spital.
0 komentet