Nikoliq: Kërkojmë që vrasësit e Ivanit dhe Pantelit të marrin vendim, derisa nuk ka ndëshkim, ky krim zgjat

Danijela Nikolić
Burim: Kosovo Online

Kryetarja e Komisionit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë Daniela Nikoliq, kujton se si sot më 13 gushtin e vitit 2003, në lumin Bistricë në Gorazhdevc u qëllua mbi fëmijët sërbë dhe se 23 vite më vonë nuk ka ende vrasës, vendim apo ndëshkim.

"Egzistojnë krime para të cilave fjalët heshtin. Ndërsa egzistojnë dhe padrejtësi para të cilave heshtja bëhet bashkëfajësi. Si sot më 13 gusht të vitit 2003, në lumin Bistrica në Gorazhdevc, u qëllua ndaj fëmijëve sërbë. Ndaj fëmijëve që nuk mbanin armë, që nuk kërcënonin askënd, që atë ditë vere thjesht po laheshin në lumin e tyre, në fshatin e tyre, në tokën e tyre. Breshëritë e plumbave u’a ndërprenë lojën e tyre dhe shuan përgjithmonë jetën e 12 vjeçarit Panteli Dakiq dhe 19 vjeçarit Ivan Jovoviq. Katër të rinj të tjerë u plagosën", tha Nikoliq.

Kjo e fundit shtoi se 23 vjet më pas nuk ka vrasës, vendim apo ndëshkim.

"Ka vetëm varre. Ka prindër, fëmijët e të cilëve kurrë nuk u kthyen në shtëpi. Ka gorazhdevcarë që çdo 13 gusht sërish dëgjojnë të njëjtat të shtëna. Dhe ka heshtje të turpshme e atyre që atëherë ishin përgjegjës për t'u garantuar sërbëve siguri dhe drejtësi. Të shtish ndaj fëmijëve është krim frikacak. Është edhe më e tmerrshme që krimi mbeti i pandëshkuar. Është veçanërisht fakt humbës, që hetimi, në vend që të çonte drejt përgjegjësve, në vitin 2010 u ndal për shkak të mungesës së supozuar të provave. Hetimi u pushua, ndërsa vrasësit mbetën të lirë. Ndaj sot pyesim përfaqësuesit ndërkombëtarë: sa vlen jeta e fëmijës sërb? Sa dekada duhet të kalojnë para se vrasja e fëmijës sërb të meritojë drejtësi?", deklaroi ajo.

Nikoliq thekson se për atë krim kërkohet përgjegjësi dhe e vërteta.

"Nuk kërkojmë ngushëllim. Kërkojmë përgjegjësi. Kërkojmë të vërtetën. Kërkojmë që vrasësit e Ivanit dhe Pantelit të kenë emër, fytyrë dhe vendim. Sepse, ndërsa vrasësit e fëmijëve ecin të lirë, drejtësia në Kosovë e Metohi mbetet veçse fjalë boshe. Mund t'i mbyllni hetimet. Mund t'i fshihni sendet në arkiva. Mund të heshtni për vite me radhë. Por nuk mund t’a varrosni të vërtetën. Nuk mund t'i fshini emrat e fëmijëve tanë. Nuk mund të na kërkoni të harrojmë. Pantelija Dakiq-12 vjeç. Ivan Jovoviq-19 vjeç. Dy jetë të reja. 23 vjet pa drejtësi. Gorazhdevci nuk do të harrohet. Derisa nuk ka ndëshkim për vrasësit-ky krim zgjat” konkludon Nikoliq.