Nikoliq: Vendimi i sotëm akt brutal i hakmarrjes politike dhe dhunës institucionale ndaj sërbëve
Kryetarja e Komisionit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë Daniela Nikoliq theksoi se vendimi i lexuar sot për rastin Banjska në të cilin Vladimir Toliq dhe Bllagoje Spasojeviq u dënuan me burgim të përjetshëm dhe Dushan Maksimoviq me 30 vite burg, nuk paraqet drejtësi, por sikurse tha, akt brutal dhe hakmarrje politike dhe dhunë institucionale ndaj sërbëve në Kosovë.
"Ky nuk është rezultat i proçedurës gjyqësore të paanshme dhe të drejtë, por epilog i pararegjistruar i proçesit në të cilin vendimet u shkruan para shqyrtimit të provave. Në atmosferën pa transparencë, pa konfirmim të qartë të përgjegjësisë individuale dhe pa fakte bindëse që do të justifikonin dënime të tilla drakoniane, u mor vendim që ka qëllim të vetëm politik-të frikësojë, poshtërojë dhe privojë popullin sërb", tha Nikoliq.
Fakti që të akuzuarit as nuk asistuan në dhënien e dënimit, thekson Nikoliq, e ekspozon më tej thelbin e këtij proçesi.
"Kjo nuk ishte gjykatë, por teatër politik. Nuk po gjykoheshin individë, por një popull. Nuk gjurmohej për të vërtetën, por për justifikim për ndëshkim. I tillë "gjykim" është preçedent ligjor që shemb mbetjet e fundit të diçkaje të quajtur "gjykim i drejtë”, dhe kjo aty ku praktikisht nuk egziston dhe nuk ka ekzistuar. Ajo përcjell mesazh të qartë se për sërbët nuk ka të drejta, nuk ka drejtësi dhe nuk ka barazi para ligjit. Kur dënimet më të rënda shqiptohen pa prova të qarta dhe të padiskutueshme, atëherë kjo nuk është drejtësi-ky është persekutim", shton ajo.
Nikoliq thekson se ky rast nuk është i izoluar dhe kujton se në vitet e kaluara kemi qenë dëshmitarë të një sërë proçedurash ndaj sërbëve që u shënuan me drejtësi selektive, paraburgime afatgjata pa vendim, mbështetje në dëshmi kontradiktore apo pamjaftueshmërisht të verifikuara dhe presione të dukshme politike.
"Rastet e shumta në të cilat sërbët u arrestuan nën akuza për krime lufte apo rrezikim të rendit kushtetues, shpesh pa prova të qarta dhe të qëndrueshme, tregojnë model në të cilin gjyqësori përdoret si mjet për përplasje politike. Praktikë e tillë krijon atmosferë frike dhe pasigurie ligjore, ku çdo sërb mund të bëhet produkt i pavullnetshëm i procedurave. Në vend që të jetë garant i drejtësisë, sistemi shndërrohet në instrument presioni, çka inkurajon më tej shpërnguljen dhe shemb mbijetesën e popullit sërb në Kosovë e Metohi", spegoi ajo.
Vendime të tilla, sipas mendimit të saj, nuk çojnë drejt paqes, por destabilizimit dhe thellim të konfliktit.
"Ky nuk është vetëm sulm ndaj individëve, por tentativë e organizuar dënimi për t'i imponuar errësirën dhe qelinë mbarë popullit sërb, me synim margjinalizimin e përhershëm dhe largimin e tyre nga jeta publike e politike. Të tilla vendime nuk çojnë tek paqja, por destabilizim dhe thellim të konfliktit. Ndaj sot duhet të flasim qartë dhe pa rezerva-ky nuk është vendim. Kjo është hakmarrje. Ky është mesazh force dhe jo drejtësi. Kjo është provë se drejtësia në Kosovë e Metohi nuk egziston për sërbët", konkludoi Nikoliq.
0 komentet