Një sulm i ri në ndërtesat në veri: Një grup njerëzish të udhëhequr nga Radomiroviqi u kërkuan banuesit në Leshak dhe Soçanicë që të shpërngulen
Një grup personash me zëvendësministren e Kosovës, Radoica Radomiroviq, kanë hyrë sot në katër objekte banimi serbe në Leshak dhe Soçanicë, duke kërcënuar banuesit me dëbim me force, duke u thënë se nëse nuk e bëjnë do të kenë probleme me policinë, njoftoi Zyra për Kosovë dhe Metohi.
“Një grup personash të udhëhequr nga emisari i Kurtit, i ashtuquajturi zëvendësministri Radoica Radomiroviq ka hyrë sot në katër objekte banimi serbe në Leshak dhe Soçanicë, ku jetojnë nëna me fëmijë të vegjël, të pafavorizuar social, pensionistë dhe i ka kërcënuar me dëbim të dhunshëm dhe se nëse nuk e bëjnë këtë do të kenë problem me policinë. “, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovë dhe Metohi.
Bëhet fjalë për objektet që janë ndërtuar me mjetet e Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës për Kosovë e Metohi dhe vetëqeverisjes lokale, thuhet në njoftim dhe theksohet se nuk kanë lidhje me Prishtinën, as Prishtina nuk ka të drejtë t'i disponojë ato.
“Nuk ka dyshim se kjo është vazhdimësi e terrorit të Prishtinës të drejtuar nga Albin Kurti, i cili dëshiron të marrë në posedim objektet serbe në veri dhe t'i dëbojë serbët nga vatrat e tyre shekullore”, thonë nga Zyra për Kosovë e Metohi.
Ata vënë në dukje se banorët e këtyre ndërtesave kanë aktvendime banimi dhe se i shqetëson kjo sjellje e “emisarëve të Kurtit”.
Ata gjithashtu theksojnë se nuk ka dyshim se çdo përpjekje për t'i dëbuar do të çonte në tensione dhe kriza të reja në veri dhe një përshkallëzim të situates, të cilën, siç thonë, Beogradi dhe serbët nuk e duan fare, por në Prishtinë “e ëndërrojnë çdo ditë”.
“Theksojmë se i njëjti grup i banditëve të Kurtit mbrëmë kanë hyrë në një objekt të pabanuar në Leposaviq, po ashtu i ndërtuar me mjetet e Zyrës për Kosovë e Metohi, ku kanë ndërruar bravat dhe kanë vjedhur pronën”, kujton Zyra.
Ata shtojnë se për këto ndërhyrje të paautorizuara në pronë kanë njoftuar menjëherë përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ndërmjetësuesin në dialog, Miroslav Lajçak.
“Populli serb në veri të Kosovës dhe Metohisë vetëm dëshiron të jetojë në paqe në pragun e tij me fqinjët e tij shqiptarë, por është e qartë se një skenar i tillë nuk i përshtatet Prishtinës, prandaj ajo ndërmerr hapa të përditshëm që nuk janë në frymën e deeskalimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi.
0 komentet