Odalloviq: Me kallzimin penal ndaj meje, Kurti bllokon procesin e zbulimit të të zhdukurve, do t'i përgjigjem thirrjes

Veljko Odalović
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Sërbisë, Velko Odalloviq, thotë se nuk është i befasuar me kallëzimin penal kundër tij për krime të dyshuara lufte, duke treguar se priste që kryeministri kosovar Albin Kurti të kërkonte mënyrë për të bllokuar procesin e kërkimit të personave të zhdukur. Ai shton se i vjen keq që familjet e personave të zhdukur me këtë rast po instrumentalizohen dhe shfrytëzohen.

Kryetarja e shoqatës “Thirrja e nënës” nga Gjakova, Nesrete Kumnova, ka bërë të ditur dje se në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit Velko Odalloviq, pasi dyshohet se është përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë.

“Keqardhje që është përdorur zonja Kumnova, e cila ka përjetuar vetë tragjedi personale dhe sot kërkon të birin e vet. Kjo është më e pakëndshme në gjithë këtë situatë, por këtë të dytën e prisja që Kurti dhe njerëzit përreth të cilët bllokojnë procesin, të kërkojnë mënyrë për të bllokuar edhe këtë proces të kërkimit të personave të zhdukur, pasi për mua është e njohur ikja prej përgjegjësive për detyrimet që kanë marrë dhe për kërkimin e lokacioneve në të cilat është numër i madh sërbësh të cilët edhe sot po i kërkojmë, por edhe të shqiptarëve”, ka thënë Odalloviq për Kosova onlajn. 

Ky i fundit shton se Prishtina dhe gjykatat kosovare kanë filluar procedura të caktuara në bazë të përgjegjësisë komanduese ndaj njerëzve, siç thotë, mëkati i vetëm i të cilëve, ka qenë se kanë kryer funksion dhe punë të caktuar që i’u është besuar.

Odalloviq kujton se ka qenë kryetar i Qarkut të Kosovës, shef i strukturës civile administrative dhe shton se këtë e dinë të gjithë dhe se nuk ka problem me këtë.

“Në maj të vitit 2001 jam zëvendësuar, nuk kam qenë në fokusin e qeverisë së hershme pasi pas 5 tetorit doganat mbaruan dhe vende të tjera që ishin më fitimprurëse për ta dhe në fund u zëvendësova edhe poshtë. Kam qëndruar për disa vite në Fushë Kosovë me të ëmën kështu që kam qenë absolutisht dikush që kam qenë i gatshëm të mbaj barrën e plotë të asaj që po bënte dhe nuk e kam problem as sot”, thekson Odalloviq.

Mbetet për t’u parë sesi do të reagojë Prokuroria kosovare ndaj këtij kallzimi penal, pra nëse do të nisë procedura, thotë Odalloviq dhe thekson se do t'i përgjigjet çdo thirrjeje të tyre dhe do t'i sqarojë të gjitha rrethanat që do t'i sjellin në ngarkim. 

“Unë prej kësaj nuk arratisem. Për mua kjo është fort e rëndësishme pasi të tillë gjë nuk do t’a lë pa sqaruar, e para për familjen, e dyta për miqtë dhe kolegët me të cilët kam punuar dhe me të cilët punoj sepse nuk dua të ndihen të pakëndshëm të ulen me njeriun që është akuzuar për krime lufte, kjo nuk është diçka që unë të mund t’a mbaj kështu, jo për shqiptarët, miqve të mi me të cilët flas dhe mbaj kontakte, nuk dua që ata të pyesin se me kë u shoqëruan, kë thirrën, kush erdhi në shtëpinë e tyre, në shtëpinë e kujt shkuan, kush shkoi në funeralet e tyre, në funeralet e kujt erdhën dhe unë nuk do të doja për të gjitha familjet e të zhdukurve si shqiptarë dhe sërbë, pasi do të ishte e shëmtuar nëse këtë punë e bëj me të tillë supozim” thotë ai.

Siç shton ai, nëse do t’a dinte se kishte bërë ndonjëherë diçka që ishte në ndonjë mënyrë jashtë procedurave normale me të cilat kishte apo ka mandat të merret, as që do të pranonte të kryente funksionin e tij aktual.

“Nuk jam kaq hipokrit, as dikush që mund të bisedojë me njerëz që kanë përjetuar tragjedi dhe di diçka që nuk mund t’a ndaj me ta, ndaj po e përsëris-keqardhje që instrumentalizohen në këtë mënyrë familjet e viktimave, të njejtët njerëz me të cilët kam patur takime të panumerta, kam biseduar, shkëmbyer informacione, i kam ftuar të vinin në lokacionet që po kerkonim, kam ndarë fatin me ta, më shpesh kam qenë unë ai që kur janë identifikuar, organizoja dorrëzimet dhe u shprehja ngushëllimet e mia atyre njerëzve”, thekson ai.

Duke thënë se gjithkush duhet të bëjnë punën e vet, ai thotë se me shumë mundësi do të jetë me Kumnovën “sy për sy” dhe më pas do t’a pyesë se cilat janë motivet e saj.

Në këtë kuptim thotë se në Kosovë e Metohi kanë qenë pesë qarqe ndërsa qarku kosovar ka qenë një prej tij. 

"Zonja Kumnova është nga qarku i Pejës, ajo është prej Gjakovës, kështu që nuk jemi parë, nuk e di diçka rreth saj, asnjë prekje, as nuk kemi pasur ndonjë lloj kontakti që ajo tani të më identifikonte. Megjithatë, le të jetë kjo gjë për ata që merren me këtë kallzim penal” thotë Odalloviq.