Orlliq me ambasadorin e Kazakistanit: Vetëm Beogradi tregon qëndrim të përgjegjshëm në dialog

Vladimir Orlić i Madi Atamkulov
Burim: Narodna skupština RS

Kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Vlladimir Orlliq, gjatë takimit me ambasadorin e Republikës së Kazakistanit, Madi Atamkullov, falënderoi atë vend për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë, përkatësisht për qëndrimin parimor për çështjen e mosnjohjes së Kosovës.

Sipas Kuvendit të Serbisë, Orlliq gjatë takimit ka theksuar se Beogradi mbetet i përkushtuar për dialogun me Prishtinën, duke ndjekur parimet e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit për të gjithë ata që jetojnë në këtë pjesë të Evropës.

Ai gjithashtu shtoi se sot përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare thonë hapur se vetëm njëra palë, Beogradi, pra Presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiq, tregon qëndrim të përgjegjshëm në kuadër të dialogut.

Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kazakistanit.

“Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kazakistanit janë tradicionalisht të mira, miqësore dhe, jam i sigurt se do të vazhdojmë t'i zhvillojmë dhe forcojmë ato në të ardhmen, në këtë frymë”, tha Orlliq.

Ambasadori Atamkullov tha se Kazakistani e konsideron Serbinë një partner të rëndësishëm politik dhe ekonomik dhe se dy vendet nuk kanë çështje të hapura.

Ai gjithashtu theksoi se Kazakistani do të vazhdojë të mbështesë Serbinë, integritetin e saj territorial, si dhe interesat e saj në organizatat ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit konfirmuan gatishmërinë e tyre për të forcuar bashkëpunimin në shumë fusha të tjera me interes të përbashkët, kryesisht në sferën e bujqësisë, ushqimit dhe industrisë farmaceutike.