Pantoviq: Ellezoviq, Kostiq dhe Milloviq mbahen në paraburgim në kundërshtim me ligjin

Pantović
Burim: Kosovo Online

Avokati Ljubomir Pantoviq tha se tre serbëve të arrestuar dje, sot i’u caktua masa e paraburgimit deri në 30 ditë dhe se gjykata pranoi kërkesën konfuze, të keqe, boshe dhe joprofesionale për paraburgim, e cila ishte hartuar jashtë ligjit dhe pa fakte dhe dëshmi.

Pantoviq, i cili mbron Ilija Ellezoviqin, theksoi se nga spegimi për caktimin e paraburgimit nuk mund të shikohet se kush është i akuzuar e për çfarë, çfarë ka ndodhur dhe përse Ilija Ellezoviq, Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq kanë të tilla akuza.

“Gjykatësi për procedurën paraprake ka marrë vendim që të tre të dyshuarve Milloviq, Ellezoviq dhe Kostiq t’u caktohen paraburgim deri në një muaj. Fatkeqësisht gjykata pranoi kërkesën konfuze, një kërkesë të keqe, boshe, jo profesionale për paraburgim në kundërshtim me ligjin, pa fakte, pa prova, dhe dëshiroj të them se fatkeqësisht Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili është përgjegjës për ndjekjen penale të krimeve të luftës, nuk ka fuqi apo dëshirë të mjaftueshme për të zhvilluar të tilla procedura në përputhje me ligjin” tha Pantoviq.

Ky i fundit beson se të treve u është caktuar paraburgimi në kundërshtim me ligjin.

“Gjykata nuk mori në konsideratë as kërkesën se qëndrimi i Ilija Ellezoviqit në kushte të paraburgimit, do të rrezikojë drastikisht shëndetin e tij. Mjekja tha se ai nuk është për paraburgim, megjithatë gjykata vendosi siç vendosi” shtoi avokati.

Ky i fundit përmendi se të tillë kërkesë paraburgimi-është konfuz, i paqartë, jo profesional dhe i keq, nuk është parë kjo në 28 vite të karrierës së tij si avokat. 

Ellezoviq, Milloviq dhe Kostiq u arrestuan dje në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Prilluzhë, dhe sipas fjalëve të avokatit, ndaj tyre rëndojnë krimet e luftës.