Pashaliq kërkon nga Çelaj të hetojë rrethanat e ndalimit të sërbëve në Gazimestan, do t’i drejtohet dhe partnerëve ndërkombëtarë
Avokati i Popullit të Sërbisë Zoran Pashaliq i ka përcjellë sot letër avokatit të popullit kosovar Naim Çelaj me kërkesë që urgjentisht të hetojë të gjitha rrethanat e ndalimeve të djeshme të një numri të madh qytetarësh të kombësisë sërbe pas kremtimit të Vidovdanit në Gazimestan dhe të ndjekë ligjshmërinë e veprimeve të organeve kompetente. Pashaliq i është drejtuar dhe institucioneve të BE në Bruksel, ambasadave të vendeve të Pesëshes, si dhe Misionit të OSBE në Prishtinë, duke vënë në dukje nevojshmërinë që veprimet e autoriteteve kompetente të kryhen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, nën mbrojtjen e plotë të të drejtave procedurale të të gjithë personave të ndaluar.
Pashaliq nga Çelaj kërkoi të konfirmojë nëse standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtën për liri dhe siguri, të drejtën për t'u informuar për arsyet e privimit nga liria, të drejtën për qasjen e avokatit, të drejtën për gjykim të drejtë, si dhe ndalimin e diskriminimit mbi çdo bazë, janë respektuar gjatë privimit nga liria, ndalimit dhe nisjes së procedurave kundërvajtëse, bëhet e ditur në deklaratën e Avokatit të Popullit.
Veçanërisht është kërkuar që të hetohet nëse në rastin e të miturit, janë respektuar garancitë e përcaktuara nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve përfshirë parimin e interesave më të mira të fëmijës, të drejtën për ndihmë juridike, praninë e prindit apo avokatit dhe zbatimin e privimit nga liria vetëm si mjet i fundit dhe kohëzgjatja e shkurtër të mundshme.
Pashaliq kërkoi informacion rreth masave që organet kompetente kanë marrë apo planifikojnë të marrin për të siguruar zbatimin e plotë të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave procedurale të të gjithë personave të ndaluar.
Në njoftim theksohet se është e rëndësisë së jashtëzakonshme që çdo procedurë që ndiqet për rastin e kësaj ngjarjeje, të ndërmerret ligjërisht, paanshmërisht dhe pa diskriminim, nën respekt të plotë për dinjitetin, garancitë procedurale dhe të drejtat bazike humane të të gjithë pjesëmarrësve.
Ndërkohë ndihmës Avokati i Popullit në Kosovë Sërgjan Sentiq inicioi nisjen e procedurave sipas detyrës zyrtare për rastin e arrestimeve në Gazimestanu, duke bërë të ditur se prej institucioneve përkatëse është kërkuar informacion sesi kanë qenë të konfirmuara të gjitha faktet dhe rrethanat.
0 komentet