Trifunoviq: Me proçesin ndaj 53 pjestarëve të ushtrisë e policisë, Prishtina tenton të mbrojë sovranitetin e vet
Ish kryetari i Gjykatës Ushtarake në Beograd avokat Gjorgje Trifunoviq vlerëson se autoritetet në Prishtinë me nisjen e procedurave për krime lufte në Mej ndaj 53 oficerëve dhe pjestarëve të ushtrisë dhe policisë jugosllave, tentojnë të mbrojnë sovranitetin e tyre dhe se kjo është detyrë e institucioneve kompetente në Sërbi t'u ofrojnë të akuzuarve të gjitha llojet e ndihmës ligjore.
Gjykimi më masiv në mungesë për krime lufte, konkretisht për krimet në Mej, duhet të nisë më 16 qershor dhe duke analizuar aktakuzën, Trifunoviq thotë se është me shumë totale.
“Vetë aktakuza është hartuar pothuajse rastësisht. Bëhet e ditur se numri i vrasjeve thuhet se egzistojnë lista të njerëzve që dyshohet se janë vrarë dhe se ata i përkasin atyre varreve masive në Batajnicë. Aty shikoj ndonjë lidhje mes asaj që është sjellë dhe asaj që ka ndodhur në terren, por nuk ka përshkrime specifike të veprave, nuk ka përshkrim për secilin individ të akuzuar për atë që ka bërë, kur, për kohën dhe mënyrën... Kështu që është hartuar mjaft rastësisht”, tha Trifunoviq për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit shton se nga Prishtina u njoftua se gjatë procesit do të përdoren standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, çka për këtë ekspert do të thotë se në ndjekjen e vëzhgimit të procesit, do të jetë e përfshirë dhe bashkësia ndërkombëtare.
“Kjo detyron sistemin tonë gjyqësor, organet tona të sigurisë ushtarake, policinë, që t’i ndihmojnë këta njerëz dhe t’u sigurojnë avokatë mbrojtës që do të emërohen sipas detyrës zyrtare, të dhënat për mbrojtjen. Tjetër rrugë nuk ka”, sqaron Trifunoviq.
Ky i fundit spegon se i tillë gjykim masiv në mungesë, paraqet një formë e "dëshmisë së sovranitetit" të Kosovës, por që të akuzuarit do të përballen me probleme reale.
"Ata ende po përpiqen të mbrojnë sovranitetin e tyre me padi serioze dhe këtë e kanë njoftuar dhe më herët. Por këta janë qytetarët tanë. Dhe ata nuk duhet të marrin pjesë aty në gjykim, as të përjashtohen vullnetarisht. Megjithatë, kjo është sigurisht problem dhe për udhëtimin, paqen dhe qetësinë e atyre njerëzve. Por, kështu që ne nuk mundemi që prej kësaj të dalim me nxitim, të deklarojmë se nuk i njohim ato krime lufte, atë gjykatë, këtë tashmë i kemi thënë të gjitha, por pyetet edhe bashkësia ndërkombëtare", deklaroi ky avokat.
Ai shtoi se në rastet e vendimeve, secili prej të dënuarve, do të ketë mundësinë të përsërisë procedurën, por dhe Sërbia mund të gjykojë nëse egzistojnë elementë të përgjegjësisë penale.
"Tek gjykimi në mungesë, egziston institut i përsëritjes së procedurës në prani. Dhe tani, nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje finale, nëse do të vërtetohej se vërtet egzistojnë prova se disa prej atyre krimeve janë kryer me të vërtetë, egziston mundësia që vetë shteti të gjykojë qytetarët e vet sepse krimeve të luftës nuk u ikën koha. Por për tani aty nuk ka kritere objektive për të ditur se si do të përfundojë" thekson Trifunoviq.
I pyetur se përse u deshën kaq vite për të formuar çështje në të cilën ka kaq shumë të akuzuar për krime lufte, Trifunoviq thotë se në procedura të tilla, nevojitet kohë për të mbledhur prova.
"Ky hetim filloi në vitin 2013 ose 2014 dhe gjykoj se i’u desh të punonin shumë për të mbledhur disa prova relevante, nëse i kanë mbledhur. Këtu nuk ka vonesa kështu që rjedha e kohës nuk ka ndikim nëse do të ngrihen akuza apo jo", tha ai.
Beson se është në pikpyetje se në cilën mënyrë u vendos që ky numër i madh i pjestarëve të ushtrisë dhe policisë të gjykoheshin në mungesë.
“Gjykim në mungesë është situatë e njohur procedurale nëse kjo do të ishte e vështirë që të mos kishin akses në të. Ata bëjnë të ditur në aktakuzë bërën gjithçka që mundën për të siguruar praninë e të pandehurve, por nuk e di se çfarë nënkupton kjo, sepse thuhet se ata nuk kanë adresë apo vendbanimi i tyre është i panjohur”, konkludon Trifunoviq.
0 komentet