Pekevski: BE do t'i dërgojë të njëjtin mesazh rajonit - se duhet të përmbushim shumë kushte

Pekevski
Burim: Kosovo Online

Analisti nga Maqedonia e Veriut, Sinisha Pekevski, thotë për Kosovo online se pret "déjà vu" nga Samiti i nesërm BE-Ballkani Perëndimor, pra të njëjtat mesazhe që i dërgohen Ballkanit Perëndimor gjatë gjithë kohës - se ka dëshirë për të qenë pjesë e BE-së, por që së pari duhet të plotësojë shumë kushte që nuk janë të shkruara askund dhe mbi bazën e të cilave popuj të caktuar, siç vlerëson ai, u vendosën në pozitë vartëse.

“Presioni edhe një herë do të jetë mbi Beogradin sepse shohim se në mënyrë hibride përmes politikës serbe po mundohen ta detyrojnë Qeverinë dhe Presidentin e Serbisë të bëjnë lëshime të caktuara dhe se po keqpërdoret një tragjedi me qëllim të rrëzimit të qeverisë. Tani pres pak më shumë presion mbi Prishtinën sepse ajo nuk i plotëson kushtet dhe krijon rrethana për shkaktimin e një lloj konflikti me Serbinë”, thotë Pekevski.


Nëse Beogradit dhe Prishtinës do t'i thuhet konkretisht se çfarë pritet prej tyre në procesin e dialogut, Pekevski thotë se mund të ketë rekomandime, por duhet mbajtur mend se fuqia e vërtetë është në duart e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Administrata tashmë po ndryshon dhe është në një fazë ku ne nuk dimë se çfarë të presim. Pres që në janar të ketë aktivitete më serioze, në kuadër të të cilave do të ketë presion shumë më të madh ndaj Prishtinës nga administrata Trump”, thotë bashkëbiseduesi ynë.