Përfaqësuesit e sërbëve në Kosovë miratojnë Deklaratën, kërkojnë realizimin e papenguar të të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarëve
Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të popullit sërb në Kosovë, në takimin mbajtur në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Teknike të Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Veriut, miratuan Deklaratën në të cilën kërkojnë lehtësim administrativ për marrjen e dokumenteve personale, hyrje dhe qëndrim të papenguar për punonjësit dhe studentët dhe garanci për përdorimin e papenguar të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
Deklarata u miratua njëzëri ndërsa tekstin e saj e ka lexuar kryetari i Këshillit Komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut Ivan Zaporozhac.
Sikurse bëhet e ditur Deklarata u miratua duke patur parasysh detyrimet që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, marrëveshjet politike mes Beogradit dhe Prishtines të arritura në Bruksel, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe aktet valide ligjore, si dhe situatën me të cilën përballet komuniteti sërb në Kosovë.
"Kërkojmë që të gjithë qytetarëve tanë që jetojnë në këto vise, t'u mundësohet lehtësira të përshtatshme juridike, administrative dhe të tjera në proçesin e marrjes së dokumenteve personale, që t’u sigurohet ushtrimi i qetë i të drejtave të tyre themelore njerëzore e civile, si qytetarë të barabartë. Njëkohësisht, kërkojmë që punonjësve dhe studentëve që vijnë për të punuar e studiuar në kuadër të sistemit arsimor dhe shëndetësor në këto vise, t'u mundësohet hyrja dhe qëndrimi i pandërprerë gjatë zgjatjes së punës dhe proçesit studimor, çka dëshmohet me dokumente të përshtatshme të lëshuara nga institucionet kompetente arsimore e shëndetësore", thuhet në pikën e parë.
Përfaqësuesit e popullit sërb kërkojnë më tej përdorimin e pandërprerë të pronës, përfshirë automjetet.
"Kërkojmë që të gjithë qytetarëve t'u garantohet e drejta për jetesë të qetë dhe të papenguar të pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe e drejta për të përdorur automjete, nën zbatimin e lehtësirave të përshtatshme ligjore dhe të tjera, pa diskriminim e pasiguri ligjore për të gjithë ata që jetojnë në territorin e Kosovës e Metohisë", thuhet në Deklaratë.
Në Deklaratë gjithashtu dënohet rrezikimi i punës së institucioneve arsimore e shëndetësore.
"Me vendosmëri hedhim poshtë dhe dënojmë çdo veprim që mund të rrezikojë punën dhe ofrimin kontinuitiv të shërbimeve të institucioneve shëndetësore e arsimore popullit sërb. Besojmë se të gjitha çështjet e hapura si dhe pozita e këtyre institucioneve, duhet të zgjidhen vetëm përmes rrugës së dialogut mes Beogradit dhe Prishtines përmes themelimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe se absolutisht jemi kundër veprimeve të dhunshme dhe të njëanshme dhe të gjitha veprimeve të tjera që do të kërcënonin funksionimin e këtyre dy sektorëve", thuhet.
Përfaqësuesit e popullit sërb kërkojnë afat të arsyeshëm për zbatimin e pikave të para të Deklaratës dhe përshëndesin përpjekjet e vendeve të Pesëshes.
"Insistojmë që për zbatimin e masave nga pikat 1 dhe 2 të kësaj deklarate të sigurohet afat i arsyeshëm dhe i mjaftueshëm që do t'u mundësojë qytetarëve të përshtaten me rrethanat e reja ligjore pa cënimin e egzistencës dhe nevojat e tyre themelore të jetës. Në pikën 5, bëhet e ditur se mbështesin përpjekjet e forta e të vazhdueshme të vendeve të Pesëshes të orjentuara drejt gjetjes së zgjidhjes së qëndrueshme e juridike për problemet e lindura. Populli sërb dhe ne, përfaqësuesit e tij politikë në Kosovë, mbetemi të përkushtuar për qasje konstruktive. Jemi gati që përmes përfaqësuesve tanë legjitim politikë të zgjedhur, të vazhdojmë të kontribuojmë në dialog dhe stabilitet. Në pikën 6 të Deklaratës thuhet se refuzimi i vazhdueshëm për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe shkelja e vazhdueshme e marrëveshjeve të Brukselit dhe akteve juridike në fuqi në këto vise, është provë që bashkësia ndërkombëtare duhet të përfshihet më aktivisht në mbrojtjen e të drejtave të popullit sërb pasi duket se mekanizmat egzistues nuk ofrojnë mbrojtje adekueate dhe nuk ofrojnë mundësi për jetë dinjitoze, siguri ligjore dhe pronësore për qytetarët tanë", thanë përfaqësuesit sërbë.
Sipas fjalëve të tyre, kjo deklaratë shpreh qëndrimin unik të përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të popullit sërb dhe përfaqëson thirrje për siguri juridike, dialog dhe respekt të plotë për të drejtat e popullit sërb në Kosovë.
Në Deklaratë gjithashtu theksohet se lëvizjet e njëanshme kundër institucioneve arsimore e shëndetësore, do të përfaqësonin spastrim etnik administrativ të popullit sërb.
"Dëshirojmë t'i bëjmë të ditur bashkësisë ndërkombëtare, si dhe zyrtarëve kosovarë se lëvizjet e njëanshme kundër institucioneve arsimore e shëndetësore pa negociata në Bruksel, zbatimi i ligjeve për të huajt dhe ligjeve që lidhen me automjetet pa përshtatje të përgjegjshme me realitetin në terren, lehtësime ligjore dhe të tjera, do të përfaqësonin spastrim etnik administrativ të popullit sërb nga këto zona ku populli ynë jeton ndër shekuj. Do të çonte deri në kërcënonimin e të drejtave themelore të njeriut, para së gjithash të drejtat për jetë, kurim, arsim, strehim, gëzim të lirë të pronës... mijëra familje sërbe do të rrezikoheshin, fëmijët do të ndaheshin nga nënat dhe baballarët, pacientët nga mjekët e vet dhe nxënësit e studentët pa arsim adekuat. Kishat dhe manastiret tona do të mbeteshin pa murgj e priftërinj. Do të shkretoheshin fshatrat dhe komunat, ndërsa karakteri multietnik shoqëror në këto zona, do të mbetej vetëm në letër dhe pa asnjë bazë të vërtetë ndaj kjo të ishte humbje e bashkësisë ndërkombëtare", thuhet në Deklaratën e miratuar.
BKS LIGJI PËR TË HUAJT SËRBËT KOSOVA
0 komentet