Pesëshja dhe BE: Jemi të shqetësuar për ndalimin e hyrjes për të vizituar Kosovën të kryepeshkopit dhe klerikëve të KOS

kvinta zastave
Burim: Koha ditore

Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, kanë shprehur shqetësim për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar Kryepeshkopin e KOS Porfirin dhe klerikët e tij të hyjnë në Kosovë për të marrë pjesë në nisjen ceremoniale të Kuvendit të rregullt vjetor të Sinodit në Patriarkanën e Pejës, duke theksuar se ky vendim nuk është në përputhje me dispozitat e planit të Ahtisaarit, si dhe me detyrimet e Prishtinës në kuadër të dialogut.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me dispozitat e planit të Ahtisarit, ku përcaktohen qartë të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për klerikët e Kishës Ortodokse Sërbe dhe nuk është në përputhje me detyrimet e Kosovës në dialogun me BE-në”, bëhet e ditur në deklaratën që e ka shfaqur në sajtin e vet Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Thuhet se Qeveria e Kosovës duhet të veprojë në përputhje me të drejtat e njeriut dhe kornizën legjislative, si dhe me interesat e të gjithë qytetarëve.

“Presim nga Qeveria e Kosovës të përmbushë standartet më të larta të të drejtave të njeriut si në kornizën e saj ligjore, ashtu edhe në veprimet e veta të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj dhe të mbështesë vlerat e veta themelore dhe përgjegjësinë ndaj stabilitetit rajonal” theksohet nga ambasadat e vendeve të Pesëshes dhe BE.

U bëhej thirrje të dy palëve, si Sërbisë dhe Kosovës, që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionet dhe të çojë deri tek incidentet.