Kryepeshkop Porfiri: Të drejtat universale të njeriut nuk mund të jenë pjesë e negociatave për statusin
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Sërbe Porfiri ka thënë se të drejtat universale të njeriut ashtu sikurse është dhe e drejta për të jetuar, liria e lëvizjes, prona, të cilat janë të garantuara me aktet ndërkombëtare, nuk mund të jenë subjekt i negociatave për statusin.
Ai ka folur në tubimin "Kosova dhe Metohia, historia dhe trashëgimia kulturore" që u mbajt në Fakultetin Teologjik, ka thënë se KOS nuk mund të jetë pjesë e negociatave për statusin e Kosovës pasi bëhet fjalë se çështja e KOS është një prej çështjeve më komplekse në negociata.
Ai kujtoi se KOS në Kosovë ndodhet prej shekujsh dhe se ka më shumë se 1.300 kisha sikurse tha më shumë se tetë të tilla me sipërfaqe 1 km katrorë.
Kryepeshkopi kujtoi se kaluan 25 vite prej bombardimeve dhe 20 vite nga pogromi i marsit dhe theksoi se po flitet edhe më tej dhe se nevojitet të flitet rreth shembjes së kishave dhe vuajtjeve të popullit sërb.
Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare është e detyruar të sigurojë respekt për të drejtat themelore të njeriut.
Peshkopi rashko-prizrenas Theodhosi ka thënë se KOS në Kosovë sot po kalon periudhën më të rëndë historike prej egzistencës së saj, por populli dhe murgjërit qëndrojnë në territor në të cilën është thurur qenia shpirtërore e popullit sërb.
Kujtoi vuajtjet e popullit sërb edhe sot, por edhe gatishmërinë e tij për të qëndruar ndër shekuj në vatrat e veta.
Përpara Mëmës Sërbi të pranishmëve i’u drejtua Jovan Delliq.
"Në Kosovë e Metohi egzistojnë tre kryeqytete sërbe-Prizreni dhe Prishtina-principatash dhe njëra Patriarkana e Pejës së Zotit", ka thënë Delliq.
Peshkopi i Baçkës Irinej theksoi rëndësinë e kujtimit të besëlidhjes kosovare.
“Nëse harrojmë vendet tona të shenjta dhe veten tonë do t’a harrojmë” ka thënë peshkopi Irinej.











komentet