Petkoviq i shkruan bashkësisë ndërkombëtare për Universitetin: Prishtina do që të përmbyllë atë që nisi në 1999 dhe 2004, merrni urgjentisht masa

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq u ka përcjellë letër përfaqësuesve ndërkombëtarë të cilët i paralajmëroi për tentativën e Prishtinës që të pamundësojë punën e Universitetit në Prishtinë me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës i cili funksionon në sistemin sërb, duke vënë në dukje se me këtë u përcillet mesazh sërbëve dhe joshqiptarëve të tjerë, por dhe bashkësisë ndërkombëtare që janë gati të përmbyllë atë çka nisën në marsin e vitit 1999 dhe vitit 2004. Për pasojë kërkoi prej përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrin urgjentisht hapa pa kushte dhe të domosdoshme për të ndalur vijueshmërinë e persekutimit të sërbëve.

Petkoviq letrën u’a përcolli ndërmjetësit në dialog Peter Sorensen, ambasadorëve të vendeve të Pesëshes, shefit të delegacionit të BE në Beograd, ambasadorëve të të gjitha vendeve anëtare të BE, shefit të Zyrës së KB në Beograd, si dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë përkatës.

Në letrën ku Kosovo Onlajn e disponon, Petkoviq vë në dukje se grup shqiptarësh, të cilët siç tha me sa duket u sollën sipas urdhrave të "regjimit të Vetëvendosjes", i’a behën në godinën e Fakultetit të Shkencave Teknike të Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës pa urdhër, autorizim apo ndonjë bazë tjetër, ku kontrolluan ambjentet dhe të punësuarve në mënyrë të pafytyrë dhe të paturpshme, i dorrëzuan ultimatum që në afatin kohor të 30 ditëve të braktisin objektin apo të nënshkruajnë "marrëveshje qiraje" me universitetin shqiptar, i cili tashmë pas vitit 1999 uzurpoi ambjentet e Universitetit të Prishtinës që ndodhen në Prishtinë.

Drejtori i Zyrës për K&M vuri në dukje se bastisjet në institucione dhe marrja e tyre e dhunshme e paligjshme, frikësimi i punonjësve, si dhe qytetarëve që gjenden në to, tashmë është bërë "modus operandi i ekstremistëve shqiptarë që kontrollojnë levat e pushtetit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë".

Kujtoi se deri më tani janë mbyllur me forcë objektet e institucioneve sërbe dhe se më se 20% e popullsisë sërbe në Kosovë është detyruar të shpërngulet dhe të kërkojë strehim në vende në brendësi të Sërbisë, duke deklaruar se këto janë tregues të qartë se të gjitha aktivitetet e Prishtinës janë pjesë e fushatës së mirëorganizuar dhe të përhapur të persekutimit që synon të rrumbullakosë spastrimin etnik që nisi në vitin 1999, por edhe dëshmi e kotësisë së të gjitha dënimeve publike dhe deklaratave të bashkësisë ndërkombëtare.

“Edhe një herë paralajmërojmë se tashmë janë vendosur kushtet e padurueshme të jetesës për sërbët dhe joshqiptarët e tjerë çka është ‘veçse’ uverturë për valë të re persekutimi që ekstremistët dhe uzurpatorët shqiptarë, leva të pushtetit shpallin sërbët 15 marsin e këtij viti dhe joshqiptarët e tjerë në K&M si të huaj në shtëpitë e tyre”, shkroi Petkoviq.

Në këtë mënyrë, paralajmëroi, regjimi në Prishtina dëshiron t’u përcjellë mesazh të fortë sërbëve dhe jo-shqiptarëve të tjerë, por dhe mbarë bashkësisë ndërkombëtare, se janë të gatshëm të përmbyllin atë çka nisën në marsin e vitit 1999 dhe 2004.

Vuri në dukje se objektivat e këtyre sulmeve, sipas vlerësimeve të përafërta, do të jenë më shumë se 10,000 sërbë e joshqiptarë të tjerë që janë vendosur përgjithmonë në Kosovë dhe që nuk kanë dokumente të lëshuara nga Prishtina.

"Pra më shumë se 10,000 njerëz janë në rrezik, në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në dialog, por edhe me të gjitha standardet ndërkombëtare, të shpallen të huaj në vendin e tyre dhe të bëhen shënjestër direkte e politikës së persekutimit që zbatohet vazhdimisht dhe ndërmerret haptazi nga Prishtina", tha Petkoviq.

Ky i fundit tha se grupi më i prekshëm mes tyre janë sigurisht familjet në të cilat njëri apo dhe të dy prindërit, si dhe fëmijët e tyre, nuk posedojnë (dhe shpesh nuk mund t’i posedojnë) dokumente që jep Prishtina dhe që do të jenë "shënjestër e lehtë" për, sikurse thotë Prishtina, "zbatimin e 'sundimit të ligjit', eufemizëm për persekutim nga vendi i lindjes në mërgim".

Petkoviq theksoi se Prishtina për pasojë synonte të paralizonte punën e institucioneve shëndetësore, arsimore e fetare si e si të priste çdo mundësi për mbijetesë të qëndrueshme të sërbëve në Kosovë.

"Bëhet fjalë mirë për shkallën e problemit dhe vëmë në dukje faktin se nga 1,180 mësues dhe bashkëpunëtorë të Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës, deri më tani 550 prej tyre nuk kanë dokumentet e kërkuara. Kjo vlen edhe për më shumë se 50% të studentëve dhe nxënësve dhe një numër të konsiderueshëm të punonjësve mjekësorë e arsimorë, si dhe murgjve dhe klerit", tha Petkoviq.

Theksoi se secila prej lëvizjeve të njëanshme eskaluese të Prishtines për të cilat vitet e fundit ka raportuar rregullisht bashkësinë ndërkombëtare, në vetvete është shkelja më e rëndë e proçesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtines dhe kërkesës së BE për de-eskalim urgjent nga 3 qershori 2023.

"Por lëvizjet që Prishtina tani po i shpall haptazi, do të godasin vetë themelet e Bashkësisë së Komunave Sërbe, e cila pothuajse 13 vite më parë u dakordësua si mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave individuale e kolektive, si dhe paqen e ndërtuar me mund dhe të gjatë në Ballkan. Kjo theksojmë veçanërisht sepse do të marrim në konsideratë që përveç Prishtines, të tjerët që janë të përfshirë në të përmes veprimit, mosveprimit, do të mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për të gjitha pasojat e mundshme", shkroi Petkoviq.

Në këtë kuptim, apeloi tek përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që urgjentisht dhe pa kushte, të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të ndaluar vazhdimin e persekutimit të sërbëve dhe jo-shqiptarëve të tjerë në Kosovë dhe të ruajnë paqen dhe stabilitetin e rajonit.