Petkoviq me ambasadorin e Hungarisë: Në K&M dhuna ka në themel besimin fetar dhe përkatësinë etnike
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë Petar Petkoviq ka biseduar sot me ambasadorin e Hungarisë në Sërbi Jozhef Zoltan Hugarezin, të cilin e ka informuar rreth situatës së rëndë politike dhe të sigurisë në Kosovë e cila kërcënon të cënojë paqen dhe stabilitetin në mbarë rajonin.
Në këtë takim, Petkoviq shprehu shqetësimin e arrestimeve të pabaza dhe ilegale të sërbëve, dhunën dhe presionet e përditshme në të cilat ekspozohet populli sërb nga ana e rregjimit të Prishtinës dhe ofroi të dhëna se prej ardhjes në pushtet të Albin Kurtit janë shënuar më shumë se 350 sulme ndaj sërbëve, pronave të tyre, varreve, kishave…...
"Fakti se qysh prej viitt 2016 autoritetet e Prishtinës kanë refuzuar të zbatojnë vendimet e tyre gjyqësore dhe t'i kthejnë 24 hektarë truall Manastirit të Deçanit, i cili është në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO, tregon qartë se paligjshmëria ligjore është në skenë në Kosovë e Metohi dhe se dhuna në bazë fetare dhe etnike ndërmerret në të gjitha nivelet” ka paralajmëruar drejtori i Zyrës për K&M.
Ai shtoi se politika e Albin Kurtit, e mishëruar në zbatimin e dhunës së vazhdueshme institucionale, politike dhe fizike ndaj sërbëve në K&M, kulmoi në vendosjen e kryetarëve të komunave ilegalë dhe jolegjitimë dhe anëtarëve të policisë speciale në komunat sërbe në veri.
“Ndonëse është e qartë për të gjithë se në krizën dhe konfliktet insistojnë vetëm autoritetet në Prishtinë të cilët në këtë mënyrë dëshirojnë të shmangin detyrimin për të formuar BKS dhe të vënë në pikëpyetje rrjedhën e mëtejshme të dialogut, drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, nënvizoi se Beogradi, si palë përgjegjëse, do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen në krahinë, e cila u nevojitet shumë sërbëve në të dy anët e Ibrit”, thuhet në deklaratën e Zyrës për K&M.
Petkoviq ambasadorit Hungarez, i ka uruar mirëseardhjen, duke theksuar kënaqësinë për egzistencën e lidhjeve të forta konstruktive mes popullit sërb e hungarez dhe mes dy shteteve të cilat siç thuhet në deklaratë, janë ndërtuar falë presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Viktor Orban.
komentet