Petkoviq për Todosijeviqin: Drejtësia triumfoi, vazhdojmë luftën për mbarë sërbët në K&M

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq thekson se me përfundimin formal të gjyqit, siç tha ai, të përndjekjes politike të kryetarit të autoritetit të përkohshëm të Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq, drejtësia triumfoi dhe se Sërbia do të vijojë të luftojë për çdo sërb që ishte nën shënjestrën e Prishtinës.

Siç thuhet në deklaratën e Petkoviqit, Todosijeviq, si një ndër sërbët më të respektuar dhe më të nderuar nga veriu i Kosovës dhe familja e tij më në fund do të mund të marrin lehtësisht frymë, pas torturave përjetoi prej institucioneve të Prishtinës.

“Presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, qysh në fillim ka qëndruar me vendosmëri ndaj Ivan Todosijeviqit, si për shkak të cilësive të tij personale, ashtu edhe për faktin se vendimi me të cilin do të dënohej për shprehjen e qëndrimit të tij ndaj Raçakut, do të ishte precedent dhe bazike për cilindo sërb nga krahina jonë jugore ku do të dërgohej në burg për shkak të çdo shprehjeje që është e ndryshme nga narrativat propagandistike të Prishtinës”, theksoi Petkoviq.

Ky i fundit shtoi se përmes veprimeve të vazhdueshme politike dhe diplomatike, të gjithë bashkëbiseduesit e huaj relevantë janë vënë në dijeni se Sërbia dhe populli sërb nuk synojnë, me asnjë çmim, të pajtohen me faktin se në botën moderne, në zemër të Europës, e drejta e dikujt ndaj mendimit dhe fjalës mohohet.

“Veçanërisht presidenti Vuçiq në çdo rast insistoi në atë që dhuna ndaj Ivan Todosijeviqit të mos sfumohet para sulmit të disa sfidave të tjera të vështira dhe serioze për popullin sërb në Kosovë e Metohi. Ashtu sikurse kemi luftuar për Ivan Todosijeviqin dhe familjen e tij, do të luftojmë për cilindo sërb që sot ndodhet nën shënjestrën e Prishtinës dhe nuk do të ndalemi së luftuari përderisa ndonjë sërbe apo sërb në Kosovë e Metohi është viktimë e persekutimit politik” tha Petkoviq.

Ky i fundit kujton se Todosijeviq, për shkak të qëndrimit deklarativ publik për ngjarjet në Raçak, u përball me “persekutim të organizuar në formën e një maratonë gjyqësore politikisht të instruktuar” për shkak të së cilës ai personalisht dhe e gjithë familja e tij përjetuan.

“Të vetmit në Kosovë e Metohi sot të cilët mund të akuzohen për “nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës” janë Albin Kurti dhe ekstremistët e tij politikisht që kanë një mendje” përmbylli Petkoviq.