Petkoviq me ambasadorin e Turqisë: Kurti nuk do marrëveshje, nuk do të ndalojë së sulmuari serbët

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka shprehur shqetësimin për situatën në terren gjatë një takimi me ambasadorin e Turqisë në Serbi, Hami Aksoy, për shkak se, siç theksoi, kërcënimet e përditshme brutale të Albin Kurtit ndaj popullit serbë dhe Listës Serbe tregojnë se ai nuk do t'i ndalë sulmet.
“Që Prishtina nuk po merr asgjë në drejtim të de-përshkallëzimit është e dukshme para së gjithash në terren, ku çdo ditë ndodhin eksese dhe acarime të reja, por ishte e qartë edhe në Bruksel, ku Kurti tregoi se nuk dëshironte as një bisedë apo marrëveshje”, theksoi Petkoviq, i cili e informoi në detaje ambasadorin turk për rrjedhën e dialogut Beograd-Prishtinë, duke iu referuar posaçërisht bisedimeve të mbajtura më 14 shtator në Bruksel, njoftoi Zyra për KdheM.
Beogradi, siç theksoi Petkoviq, insistoi kësaj radhe në respektimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve të arritura deri më tani në dialogun me Prishtinën me ndërmjetësimin e BE-së, mbi të gjitha për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, gjë që delegacioni i Prishtinës i refuzoi, duke ia bërë të ditur të gjithëve se ata nuk janë të interesuar për negociata, dialog dhe kompromis.
Petkoviq paralajmëroi se provokimet dhe sulmet ndaj popullit serb nuk janë në funksion të stabilitetit rajonal.
Ai theksoi qartë përkushtimin e lidershipit serb për një kompromis dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse të çështjes së Kosovës, ekskluzivisht me mjete paqësore.
“Beogradi është thelbësisht i interesuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në krahinë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye është e rëndësishme të parandalohet destabilizimi i rajonit dhe konfrontimet e reja me mjete vendimtare politike dhe diplomatike”, ka thën Petkoviq.
komentet