Petkoviq: Ndërron jetë Sllobodanka Kërstiq, e ëma e dy djemve që u rrëmbyen dhe u vranë nga UÇK

Slobodanka Krstić sa slikom sinova u rukama
Burim: Facebook/Petar Petković

Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq njoftoi sot vdekjen e Sllobodanka Kërstiqit e cila më 24 qershor të vitit 1998 UÇK i rrëmbeu dhe vrau dy djemtë dhe tha se Sërbia nuk do të tërhiqet nga kërkimet për trupat e tyre si dhe nga kërkimet për sërbët e tjerë të rrëmbyer dhe të zhdukur.

"Na la Sllobodanka Kërstiq, nëna e cila UÇK-ja terroriste më 24 qershor të vitit 1998, i rrëmbeu e më pas i vrau brutalisht djemtë Miodragun dhe Millovanin" ka thënë Petkoviq në Fejsbuk.

Ai ka shtuar se vëllezërit në atë ditë të kobshme ishin nisur prej Beogradit në drejtim të Reçanit në zonën e Suharekës ku kishin dhe shtëpinë.

"Por në shtëpi asnjëherë nuk arritën nëna, babai, fëmijët dhe gratë. I pengmorrën dhe i likujduan brutalisht. Nëna Sllobodanka jetën e vet i’a kushtoi kërkimit të djemve dhe vdiq pa e ditur se ku ishin eshtrat e tyre, që të paktën t'i varroste e t'i qante. Për çerek shekulli i kërkoi dhe tani ajo është bashkuar me skifterët e saj në mbretërinë e qiejve. Sot e dërguam në prehjen e saj të përjetshme”, tha Petkoviq.

Ky i fundit theksoi se Sërbia nuk do të heqë dorë nga kërkimi i trupave të Miodragut dhe Millovanit, por as nga kërkimi i sërbëve të mbetur të zhdukur dhe të rrëmbyer, në mënyrë që familjet të gjejnë paqen e tyre.