Fati i paqartë i të rrëmbyerve në Kosovë, familjet kanë 24 vite që kërkojnë të vërtetën
Gjatë konfliktit në Kosovë, pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer shumë krime kundër serbëve, dhe situata nuk ka ndryshuar as me ardhjen e forcave ndërkombëtare në Kosovë, kështu që edhe sot shumë familje janë në kërkim të drejtësisë dhe po kërkojnë të zbulojnë përfundimisht fatin e të dashurve që u rrëmbyen, shkruan RTS.
Familjet Milenkoviq nga Prishtina dhe Ristiq nga Fusha e Kosovës kanë 24 vite në kërkim të së vërtetës.
Më 2 gusht 1999, katër shqiptarë, pjesëtarë të UÇK-së, hynë në shtëpinë e Milenkoviçit, vranë Momçilon, rrëmbyen djalin e tij të vogël Svetomirin dhe torturuan e përdhunuan vajzën e tij Jorgovanken, në prani të vajzës së saj tetëvjeçare.
Nga shtëpia kanë marrë para, ar dhe sende të tjera me vlerë. Fqinji i tyre Burim Dibrani, i cili në atë kohë ishte 18 vjeç, u dënua me gjashtë vjet për vrasjen e Momçilo Milenkoviçit.
“Ishte në burg dhe më pas u lirua, nuk u vërtetua asnjë krim ndaj tij, mori një emër tjetër fals dhe iku në Francë, u arrestua në Paris, u kthye, gjyqi filloi në 2005. U dënua me gjashtë vjet, vuajti tre vjet, u lirua, gjoja nuk dinte se çfarë po bënte”, tha Budimir Milenkoviq, djali i të mbyturit Momçilo dhe vëllai i të zhdukurit Svetomir.
Motra Jorgovanka, e cila i mbijetoi torturës, humbi shikimin dhe ndërroi jetë disa vite më parë, ndërsa vëllai Svetomir nuk u gjet kurrë.
Javorka Milenkoviq nga fshati Mekish afër Doljevacit thotë se ata ishin në gjykatë.
"Unë nuk e di se ku është dhe ku gjindet vëllai i im. Në bregun e Dragodanit në Prishtinë, janë rreth 500 pllaka me persona të paidentifikuar, të cilët janë varrosur", tha Budimir Milenkoviq.
Gordana Ristiq nga Fushë Kosova është ende në kërkim të djalit të saj Davorin, i cili u zhduk më 22 qershor 1999, në rrugën Fushë Kosovë -Prishtinë.
Me shpresën se do ta shehë sërish djalin e saj, ajo i dha 8000 marka të kohës një shqiptari që i premtoi se do t'ia kthente Davorin, por që kur i mori paratë, ai nuk u shfaq më.
“Dëgjuam se i kanë çuar në anije, më parë i kanë ruajtur. Të rinjtë nuk janë keqtrajtuar për ti ruajtur organet për nxjerrje, i kanë çuar në anije, i ka sjellë një helikopter në anije, ndërsa organet e tyre janë prerë për së gjalli. Kur e dëgjuam kët, më besoni, ishte për vetvrasje, nuk dimë çfarë të bëjmë, edhe sikur ti sijellnin eshtrat e ta dim se e kami varrosur”, thotë Gordana Ristiq, nëna e të zhdukurit Davor Ristiq.
Ajo kërkoi ndihmë nga KFOR-i, UNMIK-u, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, por më kot - Davori nuk u kthye më në shtëpi kurrë.
Gordana humbi edhe kunatin e saj Milutin Ristiq, i cili u masakrua në Sllovinjë dhe për shkak të tragjedive të saj, ajo ka vite që është aktive në Shoqatën e Personave të Rrëmbyer dhe të Zhdukur.
Puna është e vështirë pasi Shoqata nuk ka zyrë, prandaj edhe dhoma e saj e vogël është zyrë.
komentet