Petkoviq: Nuk kemi lëvizur nga vendi, Prishtina nuk dëshiron të gjejë zgjidhje
Shefi i delegacionit të Beogradit në dialogun me Prishtinën Petar Petkoviq ka thënë pas takimit të pestë në Bruksel në të cilën është biseduar rreth ndaljes së qarkullimit të pagesave në dinarë se vijon të mos lëvizë nga vendi “pasi Prishtina nuk dëshiron të shkojë drejt zgjidhjes".
"Është takimi i pestë, ndërsa ne nuk kemi lëvuzur nga vendi, nga ana tjetër sërbët në K&M nga dita në ditë vuajnë si pasojë e vendimit njëanshmërisht të dhunshëm në të cilën u ndërprenë pagesat, pensionet, asistenca sociale, cënimi i punës së institucioneve tona në Kosovë e Metohi", u ka thënë Petkoviq gazetarëve.
Sikurse bën të ditur, Beogradi dhe sot ka bërë gjithçka me synim gjetjen e zgjidhjes për anulimin e këtij vendimi për transfertat e pagesave me dinarë.
"Dolëm me propozim konstruktiv në të cilën Brukseli dhe Llajçaku dhe skuadra e tij e vlerësoi si bazë solide për vijimin e negociatave ku kemi treguar se jemi palë konstruktive. Prishtina erdhi në Bruksel, ndërsa nuk solli asnjë koment në idenë e BE dhe kjo dëshmon se pala tjetër nuk dëshiron të marrëveshohet dhe të gjejë zgjidhje", ka thënë Petkoviq.
Ky i fundit theksoi se nevojitet zgjidhje urgjente.
"Që njerëzit që punojnë në K&M do të duhet të tërheqin pagesat e tyre. Atyre rregullisht prej Republikës së Sërbisë në llogaritë e tyre u mbërrijnë pagesat dhe në këtë drejtim nuk egziston problem dhe përpiqemi që këtë t’a mbajmë, por këtu problem është se Prishtina nuk dëshiron zgjidhje. Me të gjitha propozimet që kemi dalë, Prishtinës kjo nuk i intereson. Ajo këtu merr vendime politike me qëllim dëbimin e qytetarëve të Sërbisë nga K&M. Nëse do të donte zgjidhje, ajo do të merrej në takimin e kaluar", ka thënë Petkoviq.
Llajçak propozimin e Sërbisë e vlerësoi si konstruktiv
Sipas fjalëve të tij, Llajçaku propozimin e Sërbisë e vlerësoi si konstruktiv.
"Por Prishtina nuk ka dashur t’a pranojë. Javën e ardhshme kemi raund të ri dhe sërish do të tregojmë mbarë konstruktivitetin tonë, e më pas bashkësia ndërkombëtare le të shikojë kush është ai e kush është fajtor dhe kush shkel të drejtat themelore të sërbëve në K&M. Problemi kryesor është kjo që Prishtina refuzon gjithçka që vjen si propozim nga pala sërbe. Prishtina nuk dëshiron marrëveshje dhe nuk ka patur asnjë lloj propozimi, ndërsa nuk do të bisedohet rreth propozimit tonë ndonëse ai është vlerësuar si konstruktiv. Prishtina dhe Albin Kurti nuk dëshiron zgjidhje dhe marrëveshje", ka theksuar ai.
Petkoviq sqaron dhe se kriza me dinarin ndodhi pasi Llajçak nisi bisedimet për çështjen e formimit të BKS.
"Kemi patur disa takime ku nisëm të bisedonim rreth statutit për formimin e BKS me ekspertë të BE. Ata kanë qenë të mirë dhe konstruktivë, kur Prishtina pa se kjo po shkonte drejt zgjidhjes së gjetur për Statutin drejt formimit të BKS, Kurti ndali dinarin me qëllim që t‘a kthejë situatën dhe të krijojë katastrofë humanitare që preku mbarë sërbët. Tashmë në pesë takime po merremi me dinarin në vend që të flasim rreth statutit dhe BKS. Kurti çeli temën e dinarit për të larguar fokusin nga formimi i BKS. Këtë e them sepse në këtë godinë pas meje më 19 prill 2013, para 11 vitesh, u miratua Marrëveshja e Brukselit ku përmendet si detyrim kryesor, formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe”, ka theksuar Petkoviq.
Ky i fundit thekson se Prishtina e thotë haptazi se nuk e duan Bashkësinë e Komunave Sërbe, se nuk dëshirojnë të drejta për popullin sërb.
“Ndoshta si pasojë e kësaj shkelin marrëveshjet, heqin dinarin, persekutojnë sërbët, shpërblehen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Tani le të pyesin veten të gjithë ata deputetë që kanë votuar “pro” se si është e mundur që Prishtina sot refuzoi të gjitha propozimet që kanë lidhje që njerëzit të marrin rroga, pensione, të kurohen, që fëmijet të shkojnë në shkollë. Kjo nuk mundet por mundet që sërbët të persekutohen, arrestohen, të qëllohen dhe kjo si në jug apo veri, sidomos tani në veri me krykomunarë fals. Sërbët nuk munden më të durojnë këtë torturë dhe largohen, ndërsa Prishtina nuk do marrëveshje”, ka theksuar ai.
Petkoviq ka thënë se për nesër pas kthimit në Beograd do të ketë takim me Pesëshen që t’u tregojë propozimet e Beogradit, çka Beogradi ka bërë dhe të shikohet se kush është fajtor çka deri tek zgjidhja dhe marrëveshja sërish nuk u shkua. Sikurse shtoi, Sërbia do të tregojë konstruktivitet absolut, ndërsa ai sikurse informoi, do të shkojë dhe në bisedimet e javës së ardhshme në Bruksel.
"Do t’u tregojmë propozimet shteteve të Pesëshes, anëtarëve të BE, do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë dhe pastaj le t’a shikojnë të gjithë se kush është ai që cënon të drejtat elementare të sërbëve në K&M, ndërsa ai është Albin Kurti”, ka theksuar Petkoviq.
Prishtina me gënjeshtra largon vëmendjen nga heqja e dinarit dhe katastrofës humanitare
Ai theksoi se Prishtina “përhap gënjeshtra dita-ditës dhe se për ta nuk ka rëndësi se për çfarë bëhet fjalë, por e rëndësishme të sulmojnë sërbët, Sërbinë, presidentin Aleksandar Vuçiq”. Në këtë kuptim thotë se gënjejnë se autoritetet sërbe kanë arrestuar pesë persona, ashtu sikurse dhe që mbajnë autobusët për 13 orë dhe mbajnë popullin pa ushqim e pa ilaçe.
“Askush nuk ndali askënd. Thonë se është shkelur marrëveshja për lëvizjen e lirë, si kështu, ne nuk tërhiqemi nga ajo që kemi nënshkruar, por ajo çka kemi forcuar kontrollin në kufi për të mbrojtur rendin tonë kushtetues, sigurinë e të gjithëve në territorin e Sërbisë qëndrore, ne kemi të drejtë t’a bëjmë këtë”, thekson ai.
Duke theksuar se nuk janë arrestuar pesë persona, por po mbahet vetëm një, Petkoviq pyet përse nuk u ngrit pyetja kur autoritetet prishtinase arrestuan Sreqko Sofornijeviqin, kur shtinë ndaj fëmijëve sërbë një natë para Krishtlindjes, kur u bllokuan mallrat sërbe, kur u ndalën besimtarët dhe peligrinët sërbë, kur u ndalua hyrja e sportistëve sërbë, atij si kryenegociator.
“Gjithçka është e mundur, ndërsa kur Sërbia ushtron forcim kontrollor, atëherë është problem dhe shpikin e gënjejnë për të larguar vëmendjen nga çështja e heqjes së dinarit, duke shkaktuar katastrofë humanitare. Kurti i vuri flakën Kosovës, ndërsa tani do t’i vërë flakën B&H, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, të gjitha vendeve përreth, por Kosova nuk është shtet dhe as nuk do të jetë kurrë” ka thënë Petkoviq.
0 komentet