Policia e Kosovës përpara Postës së Serbisë në Prilluzhë, Kostiq: Demonstrim force në Spasovdan

Prilužje
Burim: Kosovo Online

Para ndërtesës ku deri vonë ndodhej Posta e Serbisë në Prilluzhë, Policia e Kosovës, një automjet i Postës së Kosovës dhe disa persona që supozohet të janë mjeshter, konfirmoi për Kosovo online kryetari i komunës së Vuçitërnës, Milan Kostiq.

"Ata me siguri po e hapin postën e Kosovës. Shoh që janë punëtorët atje, duke rregulluar derën. Nuk mund të afrohesh, ata nuk lejojn, policia është përpara", tha Kostiq.

Ai thekson se kjo ndodh pikërisht në festën e madhe serbe - Spasovdan.

"Pikërisht në kohën kur njerëzit po dilnin nga kisha, ata e bëjnë këtë, në mënyrë që njerëzit të shohin një demonstrim force dhe të mbjellin frikë. Kjo është ajo që bëjnë ata, ky është plani i tyre", tha Kostiq dhe shtoi:

"Kudo që ka pasur një postë serbe ose diçka serbe, ata përpiqen ta transferojnë atë në të Kosovës dhe t'i provokojnë njerëzit të largohen", tha Kostiq.

Ai theksoi se në hyrje të fshatit ka dy patrulla të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, të cilat ai supozon se janë aty për të ndërhyrë nëse njerëzit rebelohen.