Policia kosovare i’a beh në oborrin e Pavlloviqit nga Belluqa për kapelen e gjysh Dimitrit, ky i fundit refuzon t’a heqë

Deda Dimitrije
Burim: Kosovo Online

Efektivët e Policisë kosovare të armatosur, i’a kanë behur sot në oborrin e familjes Pavlloviq në fshatin Belluq në Komunën e Lleposaviqit me kërkesën që 80 vjeçari Dimitrije i cili ishte i ulur në oborr, të hiqte nga koka kapelen (shajkaçkën) çka ai refuzoi t’a bënte, ka thënë për Kosovo onlajn nusja e djalit të tij, Nadica Pavlloviq.

Sikurse tha për Kosovo onlajn Nadica, në momentin e incidentit ajo ishte në shtëpi teksa ka dëgjuar zhurmë në oborr.

"Dëgjova zhurmë sesi vjehrri Dimitrije po bërtiste. Nisa të zbrisja shkallët, kur u përplasa me dy policë të mirëpajisur. Ishin të armatosur me disa pushkë të shkurtra. Thanë se Dimitrije i ka provokuar sepse i ka përshëndetur me kapelen tradicionale sërbe (shajkaçkën) teksa ishin duke qarkulluar me automjet. I kërkuan t’a hiqte” na tha nën zë Nadica.

Siç shpjegon ajo, shtëpia e tyre është afër rrugës dhe gjysh Dimitrije përshëndet gjithmonë automjetet që kalojnë, dhe tani aty po kalonte patrulla prej tre policësh me autovetura civile të pa loguara. Ata vendosën të hyjnë në shtëpinë e familjes Pavlloviq për shkak të kapeles së Dimitrijes.

"Nisa t’u bërtisja, u thashë se dhe tani çdo ditë do të mbaj në kokë të tillë kapale. Gjyshi është i sëmurë, nuk mund të qetësohet, kemi qysh dje në shtëpi, ndërsa im shoq në punë. Kalojnë këta policë përditë por deri më tani nuk na kanë shqetësuar. Frikësohemi tani se diçka e tillë do të ndodhë sërish, por vërtet nuk mund t’a besoj se deri ku shkon ky keqtrajtim e kjo sepse dikush mban mbi kokë një kapele. Më duhet t’a mbaj edhe unë përditë qysh sot e në vazhdim kapele të tillë” shprehet Nadica.