Prenkaj: Shpresoj që të pasohet me dialogun dhe çeljen e rrugës drejt BE dhe NATO-s

Aljbert Prenkaj
Burim: Dukagjini

Diplomati me karrierë Albert Prenkaj tha se qeveria e mëparshme nuk arriti progres në segmente kyçe duke shprehur shpresën se së shpejti do të vijojë dialogu dhe çelet rruga drejt NATO dhe eurointegrimit.

“Duke patur parasysh mandatin e kaluar të qeverisë Kurti 2, nuk mund që të flitet për progres në segmente themelore. Jemi dëshmitarë për menaxhim të keq të shëndetësisë dhe arsimit, abuzohet me buxhetin, rritet nuveli i korrupsionit për të mos folur për politikën e jashtme që sipas opinionit tim as nuk egzistonte si e tillë. Qeveria e kaluar në thelb e mbajti tabu temën e-veriut të Kosovës, në tema teknikë që konfliktohej qeveria me popullsinë vendore dhe vetëm për këtë dhe me prezencën ndërkombëtare dhe me Listën Sërbe tek “shtrirja e sovranitetit” çka çoi deri tek sanksionet nga ana e BE, stopimin e financimeve nga Plani i Rritjes së Unionit Europian me vlerë 882 milionë euro (2024-2027) dhe anulimin e partneritetit strategjik me SHBA” thotë Prenkaj në përgjigjen e shkruar për Kosovo onlajn.
Ai përmend se politika e jashtme e Kosovës mund të çojë në kokëfortësi, refuzim për t’u koordinuar me vendet mike, mungesë lidershipi dhe vizioni të qartë, si dhe neglizhencë të konstruktit kushtetues e shoqëror.
Prenkaj shprehu gjithashtu shpresën se pas formimit të institucioneve, proçesi i dialogut do të përmirësohet dhe do të çelë rrugën drejt NATO dhe BE.
“Me të njëjtin ekip, qeveria Kurti 3 mund të organizojë përfaqësim politik të njëjtë ose të ngjashëm. Shpresojmë që konstituimi i përshpejtuar i parlamentit dhe formimi i qeverisë së re në një farë mënyre është uverturë për akt të ri pozitiv të përmendur dhe ky është vazhdimi i përshpejtuar i negociatave me Beogradin zyrtar dhe Brukselin me Uashingtonin që kthehet në tryezë, duke çelur rrugën drejt NATO dhe asaj çka do të mund të quhet emëruesi i përbashkët për Kosovën dhe Sërbinë dhe ky është integrimi i përshpejtuar” shton diplomati.