Qurçiq: Vendi i kryesuesit të AP të KB është me rëndësi simbolike, nuk do të ketë vështirësi për zgjedhjen e Berbok

Petar Ćurčić
Burim: Kosovo Online

Hulumtuesi i Institutit për Studime Europiane në Beograd Petar Qurçiq thotë se vendi i kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të cilën Gjermania kandidon Analena Berbok, në plan të parë do të jenë domethënëse vetëm për Berbok dhe CV e saj, por që gjithësesi do të jetë interesante të shikohet sesi do të jetë raporti i saj ndaj temave më të nxehta botërore.

“Mediat në Gjermani kandidaturën e Berbok e perceptojnë si hap të saj para në karrierë, disa më shumë e kritikojnë për braktisjen e politikës së brendshme, disa mendojnë se është ky është gjest i mirë zyrtari për të dhe ambiciet e saja diplomatike” thotë Qurçiq por që shton se vendi i kryesuesit të AP të KB ka rëndësi simbolike pasi ky është funksion që mund të ketë rol në paraqitjen e temave për rezoluta të caktuara.

Rreth asaj nëse në mandatin e Berbok duhet të pritet ndonjë rezolutë që do të ndikojë në rajonin tonë, Qurçiq thekson se Gjermania padyshim në fokus të vet ka interesin për këtë rajon.

Ai kujton se gjatë seancës së fundit të Asamblesë së Përgjithshme të KB egzistonte tema që lidhej me rajonin tonë kur Gjermania nuk ishte kryesuese por një prej bashkësponzorëve në rezolutën e miratuar.  

“Pavarësisht kësaj nëse ajo është në krye të AP të KB më duket se se interesimi i vendeve të caktuara për temat nga rajoni dikur thjesht vinin vetë në rendin e ditës. Prej Berbokut dhe kryesimit eventual të saj në Asamblenë e Përgjithshme të KB, nuk pres sidomos ndryshime të mëdha” bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.

Ai beson se rreth zgjedhjes së Berbok në vendin e kryesueses nuk do të ketë vështirësi pasi kjo është gjë proceduriale.

“Pozicione të tilla janë të rezervuara dhe ndryshojnë në varësi periodike prej grupeve të vendeve të ndryshme. Tani u erdhi radha vendeve europianoperëndimore dhe ato më duket se kanë bërë kompromis që Gjermanisë t’i dorrëzojë këtë lloj posti delikat dhe mendoj se këtu nuk do të ketë problem. Në fund të fundit ajo këtu do të jetë vetëm një vit dhe nuk mendoj se duhet të pritet ndonjë formë rezistence” vlerëson Qurçiq.

Kandidatura e saj sikurse thotë, është një lloj kompromisi pasi partia e saj Të Gjelbërit, me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar në Gjermani por që ka ndikim të caktuar në krahinat federale dhe duke pasur parasysh se udhëhoqi politikën e jashtme të Gjermanisë në kohë jo mjaft të përshtatshme me rastin e polarizimit aktual në Europë.

Nga prania më e madhe e Berbok në KB, sikurse vlerëson, mund të priten tema që kanë të bëjnë me politikat e gjelbra, transformimin e gjelbër, nevojshmërinë për të bërë më shumë në kuadër të organizatave shumëpalëshe, stimuj për të punuar në dekarbonizimin e shpejtë të ekonomisë dhe braktisjen e karburanteve fosile.

“Do të jetë mjaft interesante të shikohet raporti i saj ndaj Lindjes së Mesme dhe temave që janë të nxehta jo vetëm për çështjen e raporteve të Gazës dhe Izraelit, Palestinës, por dhe për çështjen e Hutëve në Jemen dhe përgjithësisht çështjeve të sigurisë. Kjo do të jetë një letër lakmitare sepse Gjermania ka një politikë ndërsa vendet arabe tjetër. Gjithashtu në kuptimin retorik egziston ftohje të marrëdhënieve mes SHBA dhe Unionit Europian, këtu është dhe mbajtja e karburanteve fosile, kështu që kjo mund të jetë interesante dhe për të do të jetë test personal nëse do të arrijë të përafrojë interesat e grupeve të ndryshme në botë dhe që prej interesave kaq të kundërta të gjejë ndonjë emërues të përbashkët", thotë Qurçiq.