Qytetarët e Prishtines: Konjufca është një kandidat i mirë, Vjosa Osmani është më e mira
Burim: Kosovo Online
Pasi Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se do të nominonte Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufcën, si kandidat presidencial, qytetarët e Prishtines që u intervistuan nga ekipi i portalit Kosovo online e vlerësuan atë si një zgjedhje të mirë, por ka edhe nga ata që besojnë se Vjosa Osmani duhet të vazhdojë të shërbejë si presidente.
Faik Blaku beson se Konjufca duhet të zgjidhet president i Kosovës.
"Kjo është shumë mirë, shumë mirë për Glaukun, do të thoja se ai duhet të jetë president", tha Blaku.
Nga ana tjetër, Ismet Hasani beson se Vjosa Osmani duhet të vazhdojë ta kryejë atë funksion.
"Unë jam për Vjosa Osmanin, ajo ishte gjithmonë e mirë. Populli e do atë. Edhe ai (Glauk Konjufca) nuk është i keq, por unë jam për Vjosa Osmanin", tha Hasani.
Një qytetar tjetër pajtohet me Hasanin.
"Nëse do të jet Konjufca, ai është i mirë, një njeri i mirë, por Vjosa Osmani është më e mira", tha ai.
Arsim Veliu thekson se Konjufca është i mirë në politikë.
"Ai është i mirë, është i gatshëm dhe ka përvojë", tha ai.
0 komentet