Radakoviq: Mesazhi i Kurtit ndaj Listës sërbe është i turpshëm, kjo është formë e re kërcënuese

Dušan Radaković
Burim: Kosovo Online

Deklarata e Albin Kurtit "se njerëzit e Listës Sërbe do të vuajnë e paguajnë për gabimet që kanë bërë” drejtori egzekutiv i OJQ "Qëndra për përfaqësimin e kulturës demokratike" nga Maqedonia e Veriut Dushan Radakoviq, e ka quajtur të turpshme.

Radakoviq për Kosovo onlajn ka thënë se trembet që pala kosovare me në krye kryeministrin Albin Kurti, nuk do t'i pranojë propozimet e BE për de-eskalim të situatës.

“Deklarata e Kurtit për Listën Sërbe është një formë më shumë presioni dhe turpi prej kryeministrit për të thënë diçka të tillë. Lista Sërbe është parti pjesë e sistemit kosovar dhe nuk e kuptoj përse dikush duhet të kërcënohet se duhet të "paguajnë" për diçka. Luajmë si fëmijë. Mendoj se vërtet duhet t'i vendosim disa gjëra në rrugën e duhur, pasi ky drejtim dhe ky qëndrim është turp, para së gjithash për kryeministrin Kurti ndaj një partie e cila është partia më e madhe e pakicës në Kosovë” thotë Radakoviq.

Ky i fundit thekson se kemi marrë konfirmim nga Zhozef Borelli dhe nga vetë Albin Kurti se ka qenë pala kosovare ajo që ka refuzuar propozimin e BE.

“Më tremb deklarata e Kurtit pasi kjo i kthen të gjitha në prill të vitit 2013, pra të gjitha marrëveshjet, 39 prej tyre që i kemi deri më tani, që kanë të bëjnë me jetën dhe sigurinë tonë këtu në veri. Shpresoj që së shpejti disa gjëra do të ndryshojnë, por pa negociata serioze dhe pa presion ndaj palës kosovare, mendoj se do të kemi vetëm eskalim, arrestime dhe presione më të mëdha” thotë Radakoviq.

Ky i fundit bën të ditur se pa sanksione dhe presione serioze, Kurti nuk do të ndalet.

"Pa sanksione serioze, mbi të gjitha ajo e liberalizimit të vizave dhe presionin e vetë qytetarëve, mbi të gjitha të shqiptarëve të cilët më shumë mezi presin liberalizimin e vizave, nuk do të ketë ndryshime. Kurti do të vazhdojë të ecë në këtë drejtim. Sinqerisht shpresoj për disa ndryshime, dëgjoj se edhe Ramush Haradinaj planifikon të organizojë mbarë opozitën për zgjedhje të reja, kështu që do të shohim” përmbyll Radakoviq.