Rakoviq: Fitorja e VMRO-DPMNE do të kontribuojë në marrëdhënie më të ngrohta me Serbinë, por pa ndryshim të politikës ndaj Kosovës
VMRO-DPMNE fitoi zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut dhe historiani Aleksandar Rakoviq thotë se kjo do të kontribuojë në marrëdhëniet më të ngrohta me Serbinë, por nuk do të sjellë ndryshime në politikën e Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës.
“Serbia në njëfarë mënyre do ta ketë më të lehtë, por qëndrimi ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë”, ka thënë Rakoviq për Kosovo online.
Ai thekson se është e rëndësishme që Ivan Stojilkoviq të hyjë në qeveri duke thënë se ka marrëdhënie të mira me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me kryetarin e partisë fituese VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
“Ata kanë një kanal të qartë komunikimi me Presidentin e Serbisë dhe në këtë kuptim më duket se marrëdhëniet do të jenë më të ngrohta se sa ishin deri më tani”, thotë ai.
Ai tregon se Mickoski mbrëmë në një konferencë për media, kur një gazetar shqiptar e pyeti nëse do të ketë ndryshim qëndrimi ndaj pavarësisë së Kosovës, ka kujtuar se pikërisht në kohën e VMRO-DPMNE-së, Maqedonia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Mirëpo, siç kujton Rakoviq, atëherë Nikolla Gruevski e la seancën, dhe kryesmin për këtë pikë e mori zëvendëskryeministrin shqiptar.
"Shpresoj se do të ketë marrëdhënie më të ngrohta dhe do të ketë ndryshime që do të shkojnë pak në favor të Serbisë, por shumë pak. Nuk do të ketë ndryshime të mëdha, ndoshta në disa gjëra të vogla do të bëjnë lëshime në të cilat LSDM-ja nuk do të bënte. Ndoshta tani do të ketë hapësirë për diçka të tillë, por nuk do të ketë ndryshime në raport me Kosovën”, ka thënë ai.
Siç thotë ai, qytetarët ishin të pakënaqur me koalicionin e LSDM-së dhe BDI-së dhe për këtë arsye konflikti përfundoi ashtu siç përfundoi. Mirëpo, siç thotë ai, kjo lloj disfate ishte përtej të gjitha pritjeve, edhe pse ishte e sigurt se VMRO-DPMNE do të fitonte.
Në këtë situatë, thekson Rakoviq, VMRO-DPMNE-së i duhen edhe tre deputetë për të formuar qeverinë, po ashtu mund të krijojnë një qeveri mono-etnike me një parti të vogël nga Kumanova e cila ka pesë apo gjashtë deputetë.
Mirëpo, siç thotë ai, Mickoski me siguri do ta përfshijë edhe këtë opsion të dytë të koalicionit shqiptar - VLEN për të treguar se në fakt ka kapacitet koalicioni për të krijuar një qeveri multietnike dhe për të treguar se nuk ka ndërmend të bëjë revanshizma siqë u bënë kur u formua qeveria e LSDM-së - pra VMRO-ja edhe pse fitoi në strukturën maqedonase nuk ishte pjesë e qeverisë së asaj kohe.
“Mickoski do t'u shtrijë dorën të gjithë atyre që mendon se duhet t'i zgjatet, po ashtu ka paralajmëruar se do të ketë veprime ndaj atyre që janë nga BDI-ja, që në fakt është UÇK-ja, të cilët janë përfshirë në kriminalizim. Mickoski si maqedonas, nuk do t'i inicioj vetëm ato veprime, tashmë supozoj se do t'ia lëjë VLEN-it, një koalicioni tjetër shqiptar", tha ai.
I pyetur se sa ka ndikuar përkrahja e Albin Kurtit gjatë fushatës në rezultate të tilla zgjedhore, Rakoviq thotë se Albin Kurti nuk ka qenë aspak faktor.
“Nëse ai mendon se është, këto janë iluzionet e tij, dhe në të njëjtën kohë, këtu ishte e qartë se cilat do të ishin rezultatet e zgjedhjeve, jo se do të ishin kaq drastike, por rezultatet ishin të qarta edhe para zgjedhjeve”, tha ai.
Kurti, siç shton ai, si pjesë e asaj strukture të madhe shqiptare do t'i ketë partnerët e tij me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por në këtë situatë VMRO-DPMNE do të ketë ndikimin më të madh dhe atë më shumë se kurrë. Në të njëjtën kohë, siç shton ai, duhet pasur parasysh se kjo është fitorja më e madhe e një partie që nga futja e sistemit shumëpartiak në Maqedoni.
“Askush nuk ka fituar kështu dhe partia që ishte në opozitë fitoi, kështu që Mickoski dhe partia e tij do ta menaxhojnë situatën në Maqedoni”, përfundon Rakoviq.
komentet