Rapajiq: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese më sa paku i përshtatet Vetvendosjes

Rapajić
Burim: Kosovo Online

Drejtori programues i OJQ Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike nga Mitrovica e Veriut Aleksandar Rapajiq u shpreh për Kosovo onlajn se çështja që Partia Demokratike e Kosovës përcolli në Gjykatën Kushtetuese nuk ishte e lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit, por me procedurat gjatë formimit të tij. Ai shprehet se ky vendim më së paku i përshtatet Vetvendosjes për shkak të datës së zgjedhjeve të reja eventuale.

Rapajiq sqaron se ankimimi i PDK kishte lidhje me nënkryetarin e Kuvendit, pra me atë çka kandidati i kësaj partie nuk u zgjodh, si dhe faktin që njëkohësisht u formua qeveria.

"Gjëja është tek ajo që çështja që PDK përcolli në Gjykatën Kushtetuese nuk lidhej me afatet për konstituimin e Kuvendit, por me procedurat gjatë konstituimit të Kuvendit. Ndaj Gjykata Kushtetuese u përgjigj se Kuvendi ishte legal sepse ankimimi i PDK ishte për zgjedhjen e nënkryetarit, më saktësisht me moszgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e PDK dhe atë që u formua qeveria. Ata besonin se çështja e parë duhej të ishte zgjedhja e presidentit. Ndaj Gjykata Kushtetuese as nuk e shqyrtoi as tejkalimin e afateve për konstituimin e Kuvendit, por shqyrtoi vetëm këtë çështje", tha Rapajiq.

Ky i fundit vuri në dukje se Gjykata Kushtetuese, nga ana tjetër, shqyrtoi afatet që lidhen me zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe konfirmoi se duhet të respektohet afati 60 ditor, duke llogaritur nga takimi i parë e Kuvendit.

"Mendoj se në këtë moment kjo është më pak e përshtatshme për Vetëvendosjen. Afati për zgjedhjen e presidentit është shumë i shkurtër, më pak se 15 ditë. Vështirë që tani të arrihet ndonjë konsensus, tani në këtë afat të shkurtër", tha Rapajiq.

Rapajiq beson se Vetëvendosja planifikonte të mbante zgjedhje të reja parlamentare në fund të dhjetorit, me shumë gjasa më 27 dhjetor, por që afatet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese mund të çojnë në mbajtjen e tyre më herët.

"Nga ana tjetër, Vetëvendosja, sipas mendimit tim, kishte plan për të mbajtur zgjedhjet në fund të dhjetorit, me shumë gjasa më 27 dhjetor. Tani, me këto afate të treguara nga Gjykata Kushtetuese, vështirë që zgjedhjet të shtyhen deri më 27 dhjetor, por, nëse presidenti nuk zgjidhet, zgjedhjet do të jenë shumë më herët dhe më së voni në fillim të dhjetorit", konkludoi Rapajiq.