Raporti i KE: Autoritetet në Kosovë të përmbahen nga përdorimi i forcave speciale në veri për detyra të zakonshme policore

Savet Evrope.jpg
Burim: coe.int

Autoritetet në Kosovë duhet të përmbahen nga përdorimi i forcave speciale policore në veri të Kosovës për ndërmarrjen e detyrave të zakonshme policore dhe të sigurojnë që forca të tilla të jenë në gatishmëri vetëm aty ku është e nevojshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Kfor dhe Euleks. Kjo mes të tjerave thuhet në konkluzionet e raportit të ekspertëve ligjorë të Këshillit të Europës rreth pajtueshmërisë së sistemit ligjor në Kosovë me standartet e KE.

 

Raporti është përgatitur në kuadër të procedurës për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në KE e cila është dorëzuar më 12 maj 2022, ndërsa autorë të raportit janë Tomas Markert dhe Spiliopoulu Akermark.

Në pjesën që flet për policinë, thuhet se Kushtetuta e Kosovës parashikon që policia duhet të pasqyrojë diversitetin etnik të Kosovës, por integrimi i pakicave etnike në njësitë speciale policore nuk ka qenë i suksesshëm.

"Këto njësi zakonisht përbëhen nga shqiptarë dhe vetëm policë që flasin shqip, ata janë të armatosur rëndë dhe mbajnë pajisje mbrojtëse. Prania e tyre për këtë arsye perceptohet si e frikshme nga popullata lokale, veçanërisht në veri. Pas dorëheqjes së policëve sërbë, është rritur tendenca për dislokimin e njësive speciale policore në veri. Ndërsa MPB pretendon se njësi të tilla vendosen në bazë të vlerësimit të saktë të kërcënimit, të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë pajtohen se prania e tyre është bërë e tepruar dhe po çon në tensione me popullsinë në veri. Kjo nuk do të thotë se e tillë prani nuk mund të justifikohet kurrë. Në rastin e sulmit nga grupe të armatosura, siç ishte rasti më 24 shtator 2023 njësi të tilla duhet të përdoren padyshim" thuhet në dokument.

Megjithatë, kujtohet se autoritetet kosovare në takimin me përfaqësuesin special të BE Mirosllav Llajçak në Bratislavë në korrik, ranë dakord që duhet të reduktohet prania e forcave speciale policore në veri. Kujtohet edhe raporti i fundit i UNMIK në Këshillin e Sigurimit të prillit 2023, ku flet për “disa incidente verbale dhe fizike nga pjesëtarët e njësisë së operacioneve speciale të Policisë Kosovare” në veri të Kosovës.

“Në rastin të demonstratave të dhunshme e të paligjshme apo bllokimit të rrugëve, autoritetet kosovare, favorizojnë përdorimin e shpejtë dhe me forcë të forcave speciale me qëllim vendosjen e rendit publik edhe nëse egziston rrezik i lartë që të përdoret forcë nga policia çka çon në dhunë masive e gjakderdhje. Vetëm falë qëndrimit të fortë të KFOR mund të shmangej përshkallëzim i madh i dhunës në rastet e fundit", thuhet në raport.

Thuhet se neni 41 i ligjit për policinë parashikon që komandantët e stacioneve në komunat me shumicë sërbe, duhet të zgjidhen me pjesëmarrjen e kuvendeve komunale.

“Pas Marrëveshjes së parë të Brukselit mes Sërbisë dhe Kosovës në vitin 2013 në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, integrimi i policëve sërbë në policinë kosovare, ishte mjaft i suksesshëm dhe deri në dorëheqjen e rreth 400 policëve sërbë të Kosovës në fund të vitit 2022, përbërja e policisë pasqyronte mjaft mirë përbërjen e popullsisë. Kjo ishte domethënëse për të lehtësuar komunikimin mes popullsisë vendore dhe policisë dhe që policia të fitonte besimin e popullsisë vendase. Për këtë është shumë e dëshirueshme që të kthehet një numër i mjaftueshëm i policëve sërbë kosovarë në shërbim apo të rekrutohen” thuhet në raport.

Në konkluzionet kyçe, theksohet se korniza ligjore në Kosovë ka qenë e ndikuar fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare dhe se ky ndikim sigurisht ka kontribuar që dispozitat ligjore në përgjithësi të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare, “apo siç është rasti me Kushtetutën që kapërcen këto standarde”.

“Kjo megjithatë nuk do të thotë se nuk ka probleme në këndvështrimin e implementimit të standarteve në praktikë”, bëhet e ditur.

Siç shtohet, këto probleme janë pjesërisht të ngjashme me ato me të cilat ballafaqohen vendet e tjera të rajonit, por pjesërisht janë probleme edhe për shkak të situatës specifike në Kosovë dhe tensioneve mes shumicës dhe sërbëve kosovarë, si dhe tensioneve me Sërbinë. Rritja e bashkëpunimit me Këshillin e Europës, siç vlerësohet, mund të kontribuojë në përmirësimin e situatës.

“Bashkëbiseduesit lokalë nga autoritetet dhe nga shoqëria civile besojnë fuqishëm se zgjerimi i juridiksionit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, do të kontribuonte dukshëm në avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut”, thuhet tek konkluzionet.

Sa i përket standardeve të demokracisë të Këshillit të Europës, Kosova mund të konsiderohet si demokraci funksionale parlamentare, niveli i vetëqeverisjes lokale në përgjithësi është në përputhje me standardet, por për përmirësimin e situatës jepen një sërë rekomandimesh.

Autoritetet duhet të tërhiqen nga kundërshtimi i tyre për krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe dhe me mirëbesim të hyjnë në negociata për themelimin e një Bashkësie të tillë” thuhet në raport.

Në vështrimin e sundimit të ligjit, korniza ligjore në Kosovë në përgjithësi korrespondon me standardet e KE. Ndonëse Gjykata Kushtetuese luan rol të rëndësishëm në përmirësimin e sundimit të ligjit, ende egzistojnë probleme me funksionimin e gjykatave të rregullta dhe tensionet aktuale e bëjnë mjaft të vështirë situatën me gjykatat në veri.

“Derisa organet politike kohëve të fundit kanë treguar më shumë vendosmëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk egzistojnë në respektimin e plotë të pavarësië së gjyqësorit dhe është shqetësuese tendenca e përdorimit të tepruar të forcave speciale policore në veri të Kosovës” janë tek konkluzionet.

Për përmirësimin e situatës jepen rekomandime të veçanta.

Autoritetet duhet pa vonesa të mëtejshme të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit, të respektojnë plotësisht pavarësinë e gjyqësorit, përfshirë papërmbajtshmërinë nga kritikat e panevojshme të cilat minojnë besimin tek gjyqësori, të vazhdojnë përpjekjet për reformimin e tij, në bashkëpunim me Këshillin e Europës dhe të respektojnë plotësisht standardet e KE, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar që kërkesat pronësore të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, të zgjidhen brenda një kohe të arsyeshme, për të vazhduar përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të përmbahet nga përdorimi i forcave speciale policore në veri të Kosovës për kryerjen e detyrave të zakonshme policore dhe të sigurohet që forca të tilla, të dislokohen vetëm aty ku është e nevojshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me KFOR dhe EULEX” thuhet më tej.

Përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut përfshirë dhe të drejtat e pakicave, qeveria duhet të sigurojë qasje efikase në arsim cilësor fillor dhe të mesëm dhe tekste shkollore për të gjithë fëmijët, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët që u përkasin grupeve si romë, ashkalinj dhe egjiptianë.

“Të adresohet urgjentisht mungesa e qasjes gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar për çështjet e minoriteteve dhe të drejtave, të zgjidhen problemet në zbatimin dhe monitorimin e legjislacionit në lidhje me gjuhët, përfshirë në nivel komunal, të miratohen strategji konkrete për dialogun mes komuniteteve”, thuhet në këtë dokument.