Saviq: Konflikti mes Osmanit dhe Kurtit është i dukshëm, ndryshimi i qeverisë mund të ndikojë në dinamikën e dialogut
Zoran Saviq nga OJQ Aktiv thotë se konflikti brenda koalicionit qeverisës në Kosovë, në radhë të parë mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, është bërë i dukshëm dhe se ndryshimi i mundshëm i qeverisë mund të ndikojë në dinamikën e dialogut me Serbinë.
“Ai kinse konflikti mes Kurtit dhe Osmanit po zien dhe kulmoi kur Ministria e Punëve të Jashtme i dërgoi një letër Këshillit të Evropës në ditën e seancës dhe Osmani, siç tha ajo, nuk ishte i informuar, gjë që sipas saj duhej të ishte protokoll. Reagimi i presidencës së Kosovës ka qenë jashtëzakonisht i shpejtë, andaj spekulohet se ka një konflikt mes të dyve”, thotë Saviq.
Ai shton se mund të ndihet përçarje në marrëdhëniet me ndërkombëtarët, konkretisht me Quintën dhe se Osmani vazhdimisht e ka akuzuar Kurtin për shkelje të aleancës me SHBA-në.
Kur është fjala për dialogun me Serbinë, bashkëbiseduesji ynë na kujton se në fjalimin e saj vjetor në Kuvend, Osmani “mohoi se Miroslav Lajçak e ka udhëhequr procesin negociator”.
“Ajo arsyetoi se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën, edhe pse Lajçak është zyrtar evropian”, thotë Saviq dhe shton se dialogu me siguri do të vazhdojë.
“Janë ndryshuar shumë president dhe kryeministra të Kosovës që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit. Tani shtrohet pyetja nëse dialogu aktualisht është në stagnim, por thjesht ekziston, ashtu siç është dhe sigurisht që nuk do të ndryshojë e gjithë qasja e Bashkimit Evropian në atë front”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai beson se përçarja mes Kurtit dhe Osmanit nuk mund të çojë në ndryshime rrënjësore sa i përket dialogut, por çdo ndryshim në qeveri mund të ndikojë në dinamikën e negociatave.
“Çdo ndryshim i qeverisë ka ndryshuar në një mënyrë apo tjetër dinamikën e dialogut, por nuk do të ketë një efekt vendimtar në dialog, për të ndryshuar diçka në mënyrë drastike”, përfundon ai.
komentet