Grenell: Kurti dhe Osmani të zgjedhin datën e zgjedhjeve dhe formojnë BKS

Ričard Grenel
Burim: Gazeta Express

Ish i dërguari i presidentit të SHBA për dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë Riçard Grenell ka theksuar se Sërbia pas pakësimit të trupave të veta në linjën e gjatë administrative me Kosovën, tashmë radha është tek autoritetet prishtinase të zgjedhin datën e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri.

Grenell pas takimit me ministrin e mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq deklaroi se sot në mëngjes ka dëgjuar direkt prej Vuçeviqit se Sërbia përshëndet praninë e më shumë trupave të NATO në Kosovë.

"Këtë mëngjes kam dëgjuar direkt prej ministrit të Mbrojtjes së Sërbisë se ata e mirëpresin praninë e më shumë trupave të NATO në Kosovë dhe se kanë reduktuar dramatikisht numrin e trupave sërbe përgjatë kufirit të tyre. Ky është lajm i shkëlqyer. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani tashmë duhet të zgjedhin datën e zgjedhjeve në veri dhe formojnë Bashkësinë e Komunave Sërbe” tha Grenell.