Selia e Shenjtë: Luixhi Bjanko përfaqësuuesi apostolik në Slloveni, Vatikani nuk e njeh Kosovën

Nuncije u Sloveniji i delegat na Kosovu Luiđi Bjanko
Burim: X

Papa Leo XIVemëroi Luixhi Biankon si nuncin e ri apostolik në Slloveni, ashtu sikurse dhe dy paraardhësit e tij në këtë funksion, gjithashtu dhe delegat në Kosovë, informon se Vatikani duke nënvizuar se Selia e Shenjtë nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Selia e Shenjtë nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në të kaluarën ka mbështetur dialogun dhe moderimin në konfliktin me Sërbinë. Rajoni ku banohet kryesisht nga shqiptarë etnikë, shpalli pavarësinë nga Sërbia në vitin 2008. Nga afërsisht 1.5 milionë banorë, gati 250,000 kosovarë i përkasin Kishës Katolike, shumica shqiptarë etnikë. Situata u stabilizua kryesisht pas luftës në Kosovë në vitin 1999 dhe trazirave të ngjashme me pogromin e vitit 2004. Megjithatë, së fundmi ka pasur raste të përsëritura dhune dhe konflikti, veçanërisht në veri të Kosovës, e cila është e banuar kryesisht nga sërbë. UNESKO konsideron se trashëgimia kulturore ortodokse e krishterë e Kosovës është e rrezikuar”, shtohet në njoftimin për rastin e emërimit të nuncit në Slloveni dhe të delegatit në Kosovë.

Bjanko në këtë funksion pason francezin Zhan-Maria Shpajha.

Bjanko është lindur në vitin 1960. Në vitin 1989 angazhohet në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë pas të cilës ka shërbyer në Egjipt, Argjentinë, Kroaci, Spanjë dhe Andorrë, papa Benedikti XIV në vitin 2009, e emëroi si nunc apostolik në Honduras.

Gjatë krizës shtetërore që pasoi pas puçit ushtarak në Honduras në vitin 2009, Bjanko në emër të Selisë së Shenjtë bëri thirrje për dialog dhe zgjidhje të paqtë, kujton shërbimi informativ i Vatikanit.

Në atë kohë, Selia e Shenjtë-për dallim nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare-kundërshtoi kthimin dhe reagimin e dhunshëm të presidentit në mërgim Manuel Zelaja me qëllim sigurimin e paqes në Honduras.

Pasi shërbeu si nunci apostolik dhe delegat në Etiopi, Xhibuti dhe Senegal si i dërguar special në Unionin Afrikan, Bjanko ishte nunc apostolik në Ugandë prej vitit 2019.

Më shumë se 70% e 2 milionë sllovenëve i përkasin Kishës Katolike ndërsa Selia e Shenjtë ka qenë një prej shteteve të para që njohu pavarësinë e Sllovenisë prej Jugosllavisë dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me këtë shtet, përmendet në njoftim.