Sentiq nisi hetim për ndërmarrjen e punimeve në afërsi të Manastirit të Deçanit
Ndihmës Avokati i Popullit të Kosovës Sërgjan Sentiq ka nisur hetim sipas detyrës zyrtare për rastin e deklaratës së Arqipeshkvisë rashko-prizrenase të Kishës Ortodokse Sërbe dhe njoftimeve mediatike për punimet në Zonën Speciale të Mbrojtur në Manastirin e Deçanit.
Sipas fjalëve të Sentiqit, synimi është që të konfirmojë nëse veprimet e organeve përkatëse janë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe standartet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave humane dhe trashëgimisë fetare.
"Veçanërisht më shqetëson njoftimi se punimet po kryhen brenda zonës së mbrojtur me ligj, pa procedura të përcaktuara nga Ligji për Zonat Speciale të Mbrojtura dhe pa konsultim me Kishën Ortodokse Sërbe. Sipas Arqipeshkvisë, bëhet fjalë për punime në trasenë që lidhet me projektin e rrugës Deçan-Plavë, në vetë zonën e mbrojtur të manastirit. E gjithë kjo do të jetë subjekt hetimi i pavarur nga Institucioni i Avokatit të Popullit", tha Sentiq në deklaratë me shkrim për Kosovo Onlajn.
Ai shtoi se është në kontakt me igumanin e Manastirit dhe Arqipeshkvinë nga të cilët pret ankesë zyrtare me dokumentacion shtesë që të verifikohen plotësisht njoftimet.
Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase njoftoi sot se brenda Zonës Speciale të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit, kanë nisur sërish punimet në rrugë afërsisht 2 km në perëndim të manastirit, në trasenë egzistuese që është e lidhur me projektin afatgjatë të diskutueshëm të rrugës ndërkombëtare tranzitore Deçan-Plavë.
Sikurse u tregua, për punimet nuk u kërkua pëlqimi i Kishës Ortodokse Sërbe, çka parashikohet nga Ligji për Zonat Speciale nën Mbrojtje.
0 komentet