Zyra për K&M: I domosdoshëm reagimi urgjent i përfaqësuesve ndërkombëtarë për punimet ilegale në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit
Zyra për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë, i ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë në K&M që të reagojnë urgjentisht dhe me vendosmëri dhe pa vonesë të ndalë sërish nisjen ilegale të punimeve në brendësi të Zonës Speciale të Mbrojtur në Manastirin e Deçanit për të cilën sot reagoi me deklaratë dhe Arqipeshkvia rashko-prizrenase e Kishës Ortodokse Sërbe.
Zyra sikurse thuhet, për këtë incident do të informojë të gjithë aktorët relevantë ndërkombëtarë dhe kanaleve diplomatike do t’u vendosen në dispozicion të gjitha informacionet e nevojshme për punimet ilegale të lartpërmendura.
"Theksojmë se këto aktivitete duken se janë pjesë e politikës së gjerë të presionit sistemik mbi KOS dhe besimtarët e saj ndaj ndërmerren pa asnjë pëlqim apo dijeni të Arqipeshkvisë dhe vëllazërisë së Manastirit të Deçanit", thuhet në deklaratën e Zyrës për K&M.
Kujtohet se manastiri gjatë 27 viteve të kaluara, u sulmua katër herë me armë nën kërcënime të shumta të tjera dhe mbishkrime me mesazhe urrejtjeje dhe intolerance etnike e fetare.
"Sot dëshmojmë sulm të ri ndaj njërës prej vendeve më të rëndësishme të shenjta të Kishës Ortodokse Sërbe, ku po ndërmerret përmes veprimeve të njëanshme, ndërtimeve të paligjshme dhe egzekutimit të punimeve tek vetë Zona Speciale e Mbrojtur në zonën e manastirit, të cilat mund të kenë pasoja të gjera për këtë perlë mesjetare sërbe që ndodhet nën mbrojtjen e UNESKO. Kush e di sesa herë kemi dëshmuar faktin që madje dhe rregulloret e miratuara në Prishtinë nuk respektohen kur bëhet fjalë për garantimin e të drejtave dhe pronave të Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë e Metohi dhe se ato po shkelen pa turp e paligjshmërisht, për të cilën është e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare të reagojë me vendosmëri këtë herë dhe të ndalë çdo veprim të mëtejshëm në Zonën Speciale të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit", thuhet në deklaratë.
0 komentet