Arqipeshkvia rashko-prizrenase: Punimet në rrugën e zonës speciale të mbrojtur të Manastirit të Deçanit vijojnë pa pëlqimin e KOS

Radovi kod manastira Visoki Dečani
Burim: Eparhija raško-prizrenska

Arqipeshkvia rashko-prizrenase informon se brenda Zonës Speciale të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit, kanë nisur punimet në rrugë, afërsisht 2 km në perëndim të manastirit në trasenë egzistuese që lidhet me projektin afatgjatë të diskutueshëm të rrugës ndërkombëtare të tranzitit Deçan-Plavë.

"Murgjit e Manastirit të Deçanit shkuan në vendin ku ndërmerren punimet. Aty vunë re kamionë të rëndë që transportonin sasi të mëdha zhavorri, si dhe makineri ndërtimi që shpërndajnë dhe nivelojnë materialin përgjatë trasesë egzistuese. Sipas natyrës dhe fushëveprimit të aktiviteteve të para, punimet kapërcejnë mirëmbajtjen e zakonshme dhe kufizimin e rrugës dhe kanë shenja ndërtuese, rindërtimit apo përmirësimit të konsiderueshëm të infrastrukturës rrugore brenda zonës së mbrojtur", thuhet në njoftim.

Shtohet se as Manastiri i Deçanit dhe as Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase nuk ishin informuar më herët për këto punime, as nuk u ishte dhënë dokumentacioni i projektit apo spegim i qëllimit, fushëveprimit dhe bazës ligjore të tyre.

"Nuk është kërkuar pëlqimi i Kishës Ortodokse Sërbe, çka parashikohet në Ligjin për Zonat Speciale të Mbrojtura, as nuk jemi njohur që kjo çështje është iniciuar me ligjin e parashikuar në procedurë para Këshillit për Zbatim dhe Monitorim, në të cilin, përveç dy ministrave kosovarë dhe Mitropolitit Theodhos, asistojnë dhe shefat e misioneve të BE dhe OSBE në Kosovë e Metohi. Ligji nr. 03/L-039 për Zonat Speciale të Mbrojtura, përfaqëson kornizë ligjore të veçantë dhe detyruese për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit. Në Nenin 7 të këtij ligji, thuhet shprehimisht se është krijuar Zona Speciale e Mbrojtur e Manastirit. Në Nenin 5 thuhet se ndalohet ndërtimi i rrugëve tranzite përmes zonës rurale speciale nën mbrojtje, siç është zona e Manastirit të Deçanit, ndërsa Neni 6 parashikon që çdo punim në ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve, është aktivitet i kufizuar për të cilin organet kompetente duhet të kërkojnë më parë pëlqimin e Kishës Ortodokse Sërbe. Nëse pëlqimi nuk arrihet, çështja duhet që të shqyrtohet në kuadër të ligjit të vendosjes së mekanizmave për zbatim dhe monitorim” bëhet e ditur në njoftim.

Sikurse spegojnë, pozita ligjore është e qartë pavarësisht nga ajo sesi paraqiten formalisht punimet.

"Nëse qëllimi i tyre është vazhdimi i ndërtimit të trasesë tranzitore Deçan-Plavë përmes Zonës Speciale të Mbrojtur, fjala është për aktivitet të ndaluar me ligj. Nëse punimet paraqiten si riparim apo përmirësim i rrugës egzistuese lokale, ato sërish i nënshtrohen detyrimit të konsultimit paraprak dhe pëlqimit të Kishës, si dhe shqyrtimit para mekanizmave të përbashkëta kompetente në rast kur nuk arrihet pëlqimi. Sipas fakteve të disponueshme deri më tani, asnjë nga këto procedura nuk është ndërmarrë dhe fushëveprimi i punimeve tejkalon riparimet e zakonshme sezonale", thuhet nga Arqipeshkvia.

Thonë se është veçanërisht shqetësuese ajo çka kjo nuk është tentativë e parë për ndërmarrjen e punimeve në të njëjtën trase apo në trasenë lidhëse pa respektim të plotë të ligjit.

"Punime të ngjashme brenda Zonës Speciale të Mbrojtur nisën në vitin 2018 dhe më pas në vitin 2020, vetëm pas reagimit të fortë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, ato u pezulluan. Marrëveshja në Këshillin e Zbatimit dhe Monitorimit u arrit në nëntor të vitit 2020 dhe parashikonte ndërtimin e unazës ndërkombëtare jashtë Zonës Speciale të Mbrojtur nën rregullim të kufizuar të rrugës e paralelisht ndërhyrjen e rrugës lokale brenda zonës. Kjo marrëveshje nuk i dha kompetencë për punime të njëanshme, as për shndërrimin gradual të rrugës lokale në qarkullim tranzit të ndaluar. Fatkeqësisht, ndonëse marrëveshja e nënshkruar nga ana e dy ministrave kosovarë kryekomunari i Deçanit, ajo u konfirmua nga garancitë dhe nënshkrimet e shefave të atëhershëm të zyrave të BE dhe OSBE, çka nuk u respektua për gjashtë vite", thuhet nga Arqipeshkvia.

Theksojnë se Arqipeshkvia dhe Manastiri i Deçanit nuk janë kundër përmirësimit të lidhjeve të trafikut, zhvillimit të ligjshëm ekonomik ose nevojave të popullsisë lokale.

"Manastiri prej vitesh mbështeste zgjidhje kompromisi ligjor, ndërtimin e unazës jashtë Zonës Speciale të Mbrojtur dhe rregullimin e kufizuar të rrugës lokale në përputhje me ligjin dhe marrëveshjet e arritura më parë. Objekti i shqetësimit tonë nuk është zhvillimi si i tillë, por rifillimi i punës brenda zonës së mbrojtur ligjërisht pa bazë ligjore, konsultim dhe procedurë të përcaktuar. Sjellje e tillë vë në pikëpyetje efektivitetin e Ligjit për Zonat Speciale të Mbrojtura, shemb besimin tek institucionet dhe kërcënon krijimin e fakteve të pakthyeshme në terren. Kjo është veçanërisht serioze kur bëhet fjalë për Manastirin e Deçanit, vend i shenjtë i Kishës Ortodokse Sërbe dhe monument i trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO, mbrojtja e të cilit kërkon shkallën më të lartë të përgjegjësisë ligjore e institucionale", thuhet në deklaratë.

Arqipeshkvia shpreson që Policia Kosovare dhe autoritetet e tjera kompetente pa vonesa do të përcaktojnë se kush i urdhëroi e miratoi punimet, të kontrollojnë bazën e tyre ligjore dhe të marrë të gjitha masat brenda kompetencës së tyre për të siguruar respektimin e ligjit, rendin ligjor dhe regjimin e Zonës Speciale të Mbrojtur dhe nisja e punimeve të ndalet.

"Sundimi i ligjit duhet të tregohet në praktikë, veçanërisht atëherë kur është e nevojshme të ndalet krijimi i aktit përfundimtar në kundërshtim me kufizimet e qarta ligjore. Njëkohësisht, presim që përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë e Metohi, përfshirë Unionin Europian, OSBE dhe KFOR në kuadër të mandatit të vet, këtë rast t’a marrin seriozisht në shqyrtim dhe të ndihmojnë në ruajtjen e mekanizmave dhe marrëveshjeve të vendosura për të mbrojtur Manastirin e Deçanit. Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase mbetet e përkushtuar për dialog paqësor e konstruktiv, por thekson se mbrojtja e veçantë ligjore për manastirin, nuk duhet të reduktohet në deklaratë formale. Ajo duhet të zbatohet vazhdimisht në praktikë, pa përjashtime dhe pa interpretime të njëanshme, sepse vetëm kështu mund të ruhet sundimi i ligjit, besimi i ndërsjelltë dhe paqen", konkludohet deklarata.