Lista Sërbe për punimet pranë Manastirit të Deçanit: Mesazh i rrezikshëm ku të drejtat e KOS mund të injorohen pa pasoja
Lista Sërbe deklaroi se kundërshton ashpërsisht ndërmarrjen e punimeve të reja në kuadër të Zonës Speciale të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit, sepse çdo veprim që nuk është në përputhje me ligjin dhe procedurat e parashikuara për mbrojtjen e kësaj pasurie të paçmuar shpirtërore e kulturore, përfaqëson shkelje direkte të rendit ligjor dhe kërcënon edhe më, sigurinë dhe mbijetesën e trashëgimisë së Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë.
"Është veçanërisht shqetësuese fakti që në vend të zbatimit të vazhdueshëm të Ligjit për Zonat Speciale në Mbrojtje, vazhdon praktika e aktiviteteve të njëanshme që dëmtojnë mekanizmat e krijuara pikërisht për ruajtjen e vendeve të shenjta sërbe. Qasje e tillë përcjell mesazh të rrezikshëm se ligji nuk vlen njësoj për të gjithë dhe se të drejtat e Kishës Ortodokse Sërbe mund të injorohen pa pasoja", bëhet e ditur në deklaratën e Listës Sërbe.
Kjo parti tha se ndan plotësisht shqetësimin e shprehur nga Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase se veprime të tilla shembin besimin në mbrojtjen institucionale të Manastirit të Deçanit, i cili gjatë dekadave të mëparshme shumë herë ka qenë shënjestër e sulmeve dhe përfaqëson thesar kulturor e shpirtëror me rëndësi botërore.
“U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente, si dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që janë garantë të respektimit të mekanizmave ligjorë egzistues, që të reagojnë urgjentisht, të pezullojnë të gjitha aktivitetet që nuk janë në përputhje me regjimin e Zonës Speciale të Mbrojtur dhe të sigurojnë zbatimin të vazhdueshëm të ligjit. Kurti përpiqet që me akte të njëanshme t’i bëjë të pakuptimta të gjitha mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të popullit sërb, e madje dhe me mbrojtje ndërkombëtare, ndaj u bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të reagojnë sa më urgjentisht dhe të ndalin punimet e paligjshme që rrezikojnë këtë vend të shenjtë”, thuhet në deklaratë.
0 komentet